Politike

Berisha tregon kushtin: Ç’duhet të bëjë Basha që të jetë pjesë e ribashkimit të PD

7 Mars 2022, 21:09 Nga DOSJA
Berisha tregon kushtin: Ç’duhet të bëjë Basha

TIRANË– Ish-Kryeministri Sali Berisha nuk e përjashton një afrim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. I ftuar në “Çim Peka Live”, teksa fliste për planin e bashkimit të PD-së, Berisha tha se nga kjo nismë nuk përjashtohej as vetë Basha.

Ai shtoi më tej se nëse Basha do ta pranonte votën dhe nuk do ta konsideronte kurth, sigurisht që do të ishte i mirëpritur.

“Ne jemi të hapur për bashkimin, statuti i PD nuk ka nenin e përjashtimeve, këtë e aplikon Lulzim Basha. Ujrat janë kthjelluar, ja ku janë rezultatet e 6 marsit, nuk mundet më që të gënjejë deputetët. Ne do të shqyrtojmë punën e deritanishme, dhe do të marrim vendimet e duhura për të zbatuar vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit. Duhet të pranojë votën, nëse ky person e pranon votën dhe nuk e konsideron kurth, është i mirëpritur. Unë nuk kam përjashtuar askënd,”- tha Berisha ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll