Politike

“Basha të dalë vetëm në betejë, jo me babysitter “/Fevziu:Investimi i ambasadorëve i gabuar

7 Mars 2022, 20:27 Nga DOSJA
“Basha të dalë vetëm në betejë, jo me babysitter

TIRANË- Blendi Fevziu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për humbjen dërrmuese të Partisë Demokratike në zgjedhje, ku Lulzim Basha e shndërroi atë në forcë të tretë.

Fevziu foli edhe për rolin e ambasadorëve dhe investimin e tyre për Bashën, të cilin e konsideori “të gabuar”.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: A ishin këto zgjedhje një test edhe për Yuri Kim që bëri thirrje të mos votohen non-gratat?

Blendi Fevziu: Nuk është hera e parë që përfshihet një ambasadore. Ju kujtoj Donald Lu, që doli dhe tha për tre kryebashkiakë, mos i votoni por ata u zgjodhën. Zonja Kim i ka qëndruar qëndrimit të SHBA. Ishte kërkesë e SHBA-ve, që i kërkoi Bashës largimin e Berishës nga grupi parlamentar.

Ylli Rakipi: A ka humbur ambasada amerikane ndikimin që ka patur tek shqiptarët? Duket që shqiptarët nuk e kanë dëgjuar ambasadoren.

Blendi Fevziu: Prandaj ju përmenda Donald Lu-në. Influenca e ndërkombëtarëve në Shqipëri, është e mbivlerësuar në nivele të caktuara, por nuk është reale. Në fund vendosin votuesit shqiptarë.

Ylli Rakipi: Ambasadorja mbështet Luli Bashën.

Blendi Fevziu: Po më pyete a po mbështetet Basha, unë e konsideroj mbështetjen e Bashës nga të gjithë ambasadorët, një investim i gabuar, një investim që nuk i ka sjellë asnjë avantazh PD-së, por ka krijuar probleme të brendshme. Basha duhet të dalë vetë në betejë dhe nuk ka nevojë për babysitter!

Ylli Rakipi: Nuk është e mundur që kjo zonja të dalë dhe të caktojë, që duhet të keni këtë kryetar opozite. Ky është një derdimen. I ka dhënë çelësat dhe vulën dhe ajo e mban sot.

Marrë nga TPZ.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ambasadorja yuri kim blendi fevziu donald lu ambasadorja yuri kim blendi fevziu donald lu

Sondazh

Poll