Politike

Sulmi ndaj Lubonjës, Vokshi: Guri u hodh mbi makinën e publicistit, i frymëzuar nga armiqtë e fjalës

7 Korrik 2019, 14:15 Nga DOSJA
Sulmi ndaj Lubonjës, Vokshi: Guri u hodh mbi makinën e publicistit, i

TIRANË- Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reguar ndaj sulmit që i është bërë gazetarit Fatos Lubonja, duke  e quajtur një sulm të frymëzuar nga armiqtë e fjalës

Në një postim në Facebook, Vokshi shprehet se kjo ngjarje është tronditëse, teksa shton se guri që për nga madhësia duket sikur të jetë shkulur nga sheshi “Skënderbej”, u hodh mbi makinën e publicistit, i kërcënuar dhe shantazhuar direkt disa herë për qëndrimet e tij kritike ndaj Kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.

Postimi i plotë i Albana Vokshit:

Gurë mbi makinën e analistit Fatos Lubonja, sulmi i frymëzuar nga armiqtë e fjalës! Sulmi ndaj gazetarit dhe analistit të njohur Fatos Lubonja është një ngjarje tronditëse. Guri, që për nga madhësia duket sikur të jetë shkulur nga sheshi “Skënderbej”, u hodh mbi makinën e publicistit, i kërcënuar dhe shantazhuar direkt disa herë për qëndrimet e tij kritike ndaj Kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj. Edi Rama nuk ka nevojë të jetë dhunues apo urdhërues direkt, por ai me fjalorin që përdor, me statuset që shkruan, me ligjet që miraton, është nxitësi numër 1 i dhunës ndaj gazetarëve, analistëve apo kritikëve të keqqeverisjes së tij Koalicioni i 7 organizatave ndërkombëtare për lirinë e medias gjatë një misioni faktmbedhës, në takimin me Kryeministrin Rama, ngritën shqetësimin se gazetarët janë të rrezikuar nga fjalori i tij dhe sulmet e shpeshta ndaj tyre.

Por vetëm pak ditë pas takimit, në një postim në tëitter në dt 28 qershor, Edi Rama shau dhe sulmoi disa gazetarë, përfshirë edhe z. Lubonja. Tre ditë pas këtij statusi të Kryeministrit, gurë urrejtjeje sulmojnë makinën e analistit. A është kjo rastësi??Shënim: më poshtë postimi në Tëitter Kryeministrit Edi Rama dt 28 qershor 2019, vetëm tre ditë para sulmit ndaj analistit z. Lubonja.

Më 1 korrik një ditë pas zgjedhjeve është sulmuar me gurë makina a analistitFatos Lubonja. Burime për Dosja.al konfirmojnë personi, i cili ka kryer sulmin, ka shantazhuar për disa herë analistin dhe tashmë është arrestuar nga policia. Sulmet ndaj analistit Lubonja vijnë pikërisht pas deklaratave të ashpra kundra qeverisë Rama.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi shantazhohet fatos lubonja solidarizimi me lubonjen sulmohet makin e lubonjes albana vokshi shantazhohet fatos lubonja solidarizimi me lubonjen sulmohet makin e lubonjes

Sondazh

Poll