Politike

Sulmi ndaj Lubonjës, Basha ngre gishtin mbi Ramën: Dhunon zërat kritikë

7 Korrik 2019, 12:17 Nga DOSJA
Sulmi ndaj Lubonjës, Basha ngre gishtin mbi Ramën: Dhunon zërat

Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me sulmin vandal ndaj Fatos Lubonjës. Ai është shprehur se ashpërson dhunën ndaj tij dhe akuzon kryeministrin Edi Rama se sulmon zërat kritikë.

Dënoj me ashpërsi dhunën e drejtuar kundër intelektualit publik Fatos Lubonja. Kjo dhunë fizike vjen në klimën e dhunës psikologjike, gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve të Edi Ramës kundër zërave kritikë dhe medias jashtë kontrollit të tij. Është detyra jonë të mbrojmë dhe mbështesim zërat e lirë si Fatos Lubonja ndaj ju ftoj të gjithë të solidarizohemi me të dhe çdo media dhe zë kritik“, shkruan Basha.

Më 1 korrik një ditë pas zgjedhjeve është sulmuar me gurë makina a analistit Fatos Lubonja. Burime për Dosja.al konfirmojnë personi i cili ka kryer sulmin ka shantazhuar për disa herë analistin dhe tashmë është arrestuar nga policia. Sulmet ndaj analistit Lubonja vijnë pikërisht pas deklaratave të ashpra kundra qeverisë Rama.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatos lubonja shantazhohet fatos lubonja sulmohet makina e lubonjës fatos lubonja shantazhohet fatos lubonja sulmohet makina e lubonjës

Sondazh

Poll