Politike

Kryemadhi dënon sulmin ndaj Lubonjës: Model i frymëzuar nga Rama

7 Korrik 2019, 13:54 Nga DOSJA
Kryemadhi dënon sulmin ndaj Lubonjës: Model i frymëzuar nga Rama

TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dënuar sulmin ndaj gazetarit dhe analistit Fatos Lobonja. Përmes një postimi në “Facebook”, Kryemadhi shprehet se dhuna e sotme është modeli që kryeministri Edi Rama frymëzon çdo ditë.

Sipas Kryemadhit, akte të tilla ndaj njerëzve të fjalës së lirë dhe mendimit kritik nuk mund të gjejnë vend në një sistem demokratik.

“Të frymëzuar nga dhuna e pushtetit dhe mbytjes së demokracisë prej atyre që kanë rrëmbyer shtetin, simboli i lirisë së mendimit, Fatos Lubonja është kthyer në viktimë të një sulmi të dhunshëm. Dënoj me forcë aktin, i cili është rrjedhojë e gjuhës së urrejtjes dhe sjelljes arrogante të kreut të Rilindjes. Kjo dhunë ndaj njërit prej përfaqësuesve më të denjë të fjalës së lirë, është paraprirë nga ligji i inkuizicionit ndaj medias së pavarur miratuar nga Qeveria e paligjshme vetëm disa ditë më parë. Kjo dhunë e ushtruar sot është modeli, që Edi Rama frymëzon çdo ditë me sulmet e tij prej një rrugaçi dhe banditi politik ndaj kritikëve të qeverisë së tepsisë dhe skandaleve. Dhuna ndaj mendimit të lirë nuk ka vend në demokraci”-shkruan Kryemadhi.

Më 1 korrik një ditë pas zgjedhjeve është sulmuar me gurë makina a analistit Fatos Lubonja. Burime për Dosja.al konfirmojnë personi, i cili ka kryer sulmin, ka shantazhuar për disa herë analistin dhe tashmë është arrestuar nga policia. Sulmet ndaj analistit Lubonja vijnë pikërisht pas deklaratave të ashpra kundra qeverisë Rama.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi shantazhohet fatos lubonja sulmohet makina e lubonjës monika kryemadhi shantazhohet fatos lubonja sulmohet makina e lubonjës

Sondazh

Poll