Politike

Sokol Balla i përgjigjet sërish Ilir Metës, këtë herë i bën sfidën e fortë (VD)

7 Korrik 2019, 14:10 Nga DOSJA
Sokol Balla i përgjigjet sërish Ilir Metës, këtë

TIRANË- Gazetari Sokol Balla dhe Presidenti Ilir Meta ditët e fundit kanë pasur një përplajse me njëri-tjetrin. Ishte një pyetje në konferencën e fundit, që gërvishti konfliktin mes tyre. Pas asaj pyetje, në distancë Balla dhe Meta i kanë dërguar mesazhe njëri-tjetrit.

Teksa Presidenti në javën e fundit ka postuar disa foto nga plazhi, sot Balla ka vijuar sërish sfidën duke postuar një video nga Brazili. Ndryshe nga Presidenti gazetari këndon dhe kërcen në video, duke e çuar sfidën në një nivel më të lartë.

Moderatori shkruan se i përshendet të gjithë dhe në veçanti këngëtarin Ledri Vula, pasi këngën e këtij të fundit po kërcen.

 

 

Pershendes @ledrivula dhe te gjithe ju ?

A post shared by Sokol Balla (@sokolballaofficial) on

Por si lindi konflikti Balla-Meta?

Meta u pyet në konferëncën e fundit nga gazetari i emisionit të Ballës, Thimi Samarxhi, nëse Presinti po shkatërronte të ardhmen e vendit. Kreu i shtetit iu përgjigj pyetjes kështu: Sokol Balla, nuk ka asnjë konflikt interesi apo jo? Se është i shqetësuar për mua, po nëna e fëmijëve të tij punon në qeveri. Reforma në Drejtësi, është genocid si ajo tek Unaza e Re. nuk është arrestuar as edhe një recepsionist. Të vijë tek Sokol Balla, të përballemi, edhe me miqtë e tij amerikanë.

Në një reagim në rrjetet sociale Balla iu përgjigj Metës dhe tha se se ndihej i kërcënuar, pasi I kishte përmentur fëmijët. Ai e ftoi në emision dhe tha se do e priste që në orën 5 të mëngjesit e deri në orën 21:00. Meta nuk shkoi në emision dhe gazetari publikoi një video ku Presidenti shprehej se ai ishte i ndikuar nga letësia sovjetike. Pas kësaj Meta postoi dhe foto nga plazhi duke i bërë karshillik, dhe sot erdhi dhe përgjigja nga moderatori i njohur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike balla ne brazil ilir meta konflikti balla meta perplasja balla meta sokol balla balla ne brazil ilir meta konflikti balla meta perplasja balla meta sokol balla

Sondazh

Poll