Politike

Sulmi vandal ndaj Lubonjës, reagon Meta: Çunat problematikë të Bablokut ‘përshëndetin’ analistin

7 Korrik 2019, 10:59 Nga DOSJA
Sulmi vandal ndaj Lubonjës, reagon Meta: Çunat problematikë

Tiranë- Për sulmin vandal që i është bërë makinës së analistit Fatos Lubonja ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta. Ai ka deklaruar se çunat problematikë të Bablokut  (Ramës) ‘përshëndetin’ analistin dhe njëkohësisht ka publikuar edhe foton e siguruar nga Dosja.al. 

“Thonë që sot çunat problematikë kanë dalë nga furgoni për të “përshëndetur” makinën e një analisti kritik ndaj Bablokut. Qoftë fake news për të dielë, për të mirën e Kryeproblematikut!”, shprehet Meta.

Më 1 korrik një ditë pas zgjedhjeve është sulmuar me gurë makina a analistit Fatos Lubonja. Burime për Dosja.al konfirmojnë personi i cili ka kryer sulmin ka shantazhuar për disa herë analistin dhe tashmë është arrestuar nga policia. Sulmet ndaj analistit Lubonja vijnë pikërisht pas deklaratave të ashpra kundra qeverisë Rama.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike reagon meta shantazhohet lubonja sulmohet makina e lubonjës reagon meta shantazhohet lubonja sulmohet makina e lubonjës

Sondazh

Poll