Politike

Dhuroi rrogën për shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër, flet Rudina Hajdari: Paga ime do shkojë për librat artistikë

7 Korrik 2019, 12:29 Nga DOSJA
Dhuroi rrogën për shkollën “Shejnaze Juka” në

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se do të investojë rrogën e saj për ndërtimin e shkollës “Shejnaze Juka”, e cila u përdor si KZAZ në Shkodër, ku pak javë më parë iu vu flaka nga mbështetësit e opozitës.

Në një postim në Facebook, Hajdari shprehet, se disa ditë pasi ndodhi kjo, ajo ka vizituar nga afër shkollën, me qëllimin për të investuar rrogën e saj për ndërtimin dhe riparimin e dëmeve.

Dhe pse drejtori i shkollës, sipas Hajdarit i ka deklaruar se një gjë e tillë është mbuluar nga bashkia, përsëri është parë e arsyeshme që paga e deklaruar e deputetes të investohet për libra artistikë në biblotekën e kësaj shkolle.

Komenti i plotë i Rudina Hajdarit:

Me datë 05.07.2019 vizitova shkollën “Shejnaze Juka” me qëllimin për të investuar rrogën time në ambjentet e shkollës pas ngjarjes së datës 18.6.2019.

Pas vizitës time u konstatua se pas investimit të bërë nga Bashkia Shkodër, nuk ishte i nevojshëm një investim tjetër i këtij lloji.

Pas bisedimeve me drejtorin e shkollës, Z. Kolë Shiroka u pa e arsyeshme që shuma e parashikuar nga paga ime të shkojë për librat artistikë, të cilat janë të integruar në kurrikalat mësimore, të vlefshme për të tre vitet e gjimnazit, t’i shtohen bibliotekës së shkollës.

Këto libra do të shërbejnë si për 500 nxënësit që janë aktualisht të rregjistruar në shkollë, ashtu edhe për brezat e tjerë që do vijnë në vitet e ardhshme.

Duke qenë libra, të cilat janë të detyrueshëm të lexohen për gjatë 3 viteve shkollore, të gjithë nxënësit që nuk kanë mundësinë të pajisen me libra do të kenë akses falas në bibliotekë për të tërhequr librin që u nevojitet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputetja dhuron rrogen libra artistike ndertimi i shkolles ne shkoder rudina hajdari deputetja dhuron rrogen libra artistike ndertimi i shkolles ne shkoder rudina hajdari

Sondazh

Poll