Politike

“8 korriku”, reagon Rama: Protestat e dhunshme ndjellin humbje

7 Korrik 2019, 11:50 Nga DOSJA
“8 korriku”, reagon Rama: Protestat e dhunshme ndjellin humbje

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e nesërme të opozitës, e cila do të zhvillohet në Tiranë në orë 20:00. Rama ka publikuar në Facebook me një shprehje të Martin Luther King, ku ndër të tjera theksohet se protestat e dhunshme ndjellin humbje.

“Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë. Pra protesta e dhunshme s’është revolucionare po reaksionare, sepse ndjell humbjen. Martin Luther King”, reagon Rama.

Pak më herët kanë kanë bërë thirrje si Monika Kryemadhi, ashtu edhe Lulzim Basha që nesër të marrin pjesë në protestë të gjithë shqiptarët për të qenë kundër diktaturës së Ramës. (lexo këtu)

Duhet të themi se vendi vijon të jetë në një krizë politike. Opozita nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit dhe të hënën do të zhvillojë protestën e saj të radhës. Nga ana tjetër Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë një datë të re për zgjedhjet, atë të 13 tetorit. Rama shfaqet i vendosur dhe quan të ligjshëm 30 qershorin. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha protesta e opozitës 8 korrik edi rama lulzim basha protesta e opozitës 8 korrik

Sondazh

Poll