Politike

1 ditë para protestës, Kryemadhi thirrje qytetarëve: Të rinjtë të na bashkohen për një Shqipëri europiane

7 Korrik 2019, 11:50 Nga DOSJA
1 ditë para protestës, Kryemadhi thirrje qytetarëve: Të

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në protestën e opozitës, e cila të zhvillohet mbrëmjen e nesërme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në orën 08:00.

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi shprehet se protesta e nesërme ka një rëndësi të madhe, jo politike, por për të treguar se shqiptarët kanë vendosur të jenë të zotët e vetes.

Protesta ka rëndësinë e saj, jo politike, por për të treguar se shqiptarët kanë vendosur të jenë zotë të vetes. Ftohen të gjithë ata që ndjehen të grabitur nga Rama, që nuk shohin të ardhme.

Ftohen pensionistë, bizneset që falimentuan, pra të gjithë ata që duan një Shqipëri evropiane dhe ata të rinj e të reja që aspirojnë për të ndërtuar jetën e tyre në Shqipëri. Shqipërinë e ka bekuar Zoti. Shihemi nesër në orën 20:00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’”, tha Kryemadhi.

Më herët kreu i Partisë Demokratike i ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë të bëhen  pjesë e protestës së opozitës, për të qenë kundra diktaturës. Ai thekson se nuk do të ketë asnjë hap pas.

(a.m./dosja/al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi protesta e opozites 8 korrik 2019 monika kryemadhi protesta e opozites 8 korrik 2019

Sondazh

Poll