Sport

“Kalvari” i dëmtimit të Erling Haland, do të vazhdojë të mungojë deri në prill…

5 Mars 2022, 05:59 Nga DOSJA
“Kalvari” i dëmtimit të Erling Haland, do të

GJERMANI – Lajm i keq për Borussia Dortmund. Pas eliminimit në Europa League nga Rangers, skuadra gjermane ende nuk do të mund ta llogarisë yllin e tyre kryesor, Erling Haaland.

“I tradhëtuar” nga muskujt, sulmuesi norvegjez i Dortmundit, nuk mund të kthehet në fushën e futbollit, para fillimit të prillit, sipas mjekëve dhe fizioterapistëve, të cilët merren me riaftësimin e yllit të Borussias, raporton “Bild”.

Sipas medias gjermane, Dortmund shpresonte ta rikthente sulmuesin për ndeshjen në Skoci kundër Rangers, pak më shumë se një javë më parë, por kjo nuk mundi të arrihej. “Bild” raporton, se Haaland ndoshta vetëm pas pushimit ndërkombëtar në fillim të prillit mund të rikthehet.

Këtë sezon, Erling Haaland ka humbur deri tani 16 ndeshje për shkak të dëmtimit, sipas të dhënave të ‘Transfermarkt’, për një total prej 91 ditësh jashtë. Gjithsesi, sulmuesi norvegjez do të mungojë në ndeshjet e radhës kundër Arminia Bielefeld (13 mars), Mainz 05 (16 mars) dhe Këlnit (20 mars). Ideja është ta rikuperojnë Haaland për ndeshjen kundër RB Leipzig (2 prill).

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport erling haaland te borussia dortmund para fillimit të prillit sulmuesi norvegjez i borussia dortmund sulmuesi norvegjez i dortmundit erling haaland te borussia dortmund para fillimit të prillit sulmuesi norvegjez i borussia dortmund sulmuesi norvegjez i dortmundit

Sondazh

Poll