Sport

Kishte kohë që e kërkonte, Milan akord me lojtarin, por duhen paguar 40 milionë

3 Mars 2022, 20:44 Nga DOSJA
Kishte kohë që e kërkonte, Milan akord me lojtarin, por duhen

ITALI– Milan ka arritur akordin me mbrojtësin holandez, Sven Botman. Kuqezinjtë e kërkuan me ngulm lojtarin e Lille edhe në merkaton e janarit.Botman, sipas asaj që shkuan “Gazzetta dello Sport”, do të përfitojë tek italianët 3.5 milionë euro në sezon. Marrëveshja do të jetë 5-vjeçare.

Milan tani duhet të gjejë një marrëveshje me Lille dhe këta të fundit duan të përfitojnë 40 milionë euro, pasi ka oferta edhe nga Newcastle në Premier League. Klubi francez është i vetëdijshëm për dëshirën e Botman për një ndryshim të ambjentit dhe nuk do ta pengojë largimin e tij, por nuk dëshiron të humbasë atë që konsiderohet kapital, pa bërë paratë e duhura.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport botman lille milan botman lille milan

Sondazh

Poll