Sport

Chelsea në kaos, jo vetëm Abramovic, edhe drejtoresha e klubit gati t’i japë lamtumirën

3 Mars 2022, 18:45 Nga DOSJA
Chelsea në kaos, jo vetëm Abramovic, edhe drejtoresha e klubit  gati

ANGLI– Publikisht mund të shihet vetëm në fotot zyrtare, apo në disa pamje nga stadiumi. Ajo nuk shfaqet në rrjetet sociale apo në TV dhe nuk jep intervista. Dihet shumë pak për të, megjithatë ajo është ndoshta ndër 5 personat më me ndikim në futbollin botëror. Marina Granovskaia, drejtoresha e përgjithshme e skuadrës londineze mund të largohet pas shumë viteve.

Sipas “The Guardian”, me largimin e Abramovic, edhe ajo e cila mban nofkën “Zonja e hekurt” në futbollin anglez, do t’i japë lamtumirën klubit, pasi ka qenë një nga njerëzit më besnikë të miliarderit rus. Nëse klubi shitet, të njëjtën gjë parashikohet ta bëjnë edhe një pjesë e madhe e bordit drejtues në të gjitha nivelet, duke e vlerësuar të mbyllur ciklin e tyre në klub pas epokës Abramovic.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea marina granovskaia chelsea marina granovskaia

Sondazh

Poll