Sport

Dinamo, ‘nëndetësja’ thërret për ndihmë! Vllaznia e shtyn drejt rënies

3 Mars 2022, 18:10 Nga DOSJA
Dinamo, ‘nëndetësja’ thërret për ndihmë!

SHKODËR– Nuk është një moment i mirë për Dinamon, ndoshta nuk ka qenë asnjëherë në këtë sezon me blutë që vazhdojnë rezultatet negative dhe tani rrezikojnë seriozisht elitën. Në javën e 23-të, Vllaznia fiton me shifrat 2-1. Goli i parë do të vinte në minutën e 17′ me Latifin i cili do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Latifi fiton një penallti, që pasi konfirmohet nga VAR, e kthen në gol. Dinamo ka një mundësi të artë që të barazojë rezultatin në fund të pjesës së parë, por Sidibe nuk arrin që të çojë topin në rrjetë.

 

Pjesa e dytë nis me gol. Është sërish Ante Aralica që gjen rrugën e rrjetës në minutën e 48′ dhe kësaj radhe goli vlen. Dinamo mundohet të reagojë dhe rrezikon me Demirin dhe Chinedu por pa arritur që të kalojë portierin Qarri.

Vllaznia zbret rrezikshëm në kundërsulm dhe i afrohet edhe golit të tretë me Latifin. Dinamo shënon me Sofranac 5 minuta para përfundimit të sfidës dhe hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit, por nuk arrin që të evitojë humbjen në Shkodër.Vllaznia merr tre pikë të arta që e afrojnë shumë me Europën, ndërsa Dinamo është në krizë të plotë dhe tashmë ka zbritur në zonën që të çon në kategorinë e parë.’

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo vllaznia dinamo vllaznia

Sondazh

Poll