Sport

Lojtari brazilian kthehet në shtëpi, por lufta mbeti brenda tij: Qëndroja në banjë dhe…

3 Mars 2022, 20:23 Nga DOSJA

BRAZIL– Dyert e aeroportit hapen. Junior Moraes shpejton ritmin dhe fillon të vrapojë. Nga larg ai pa gruan dhe fëmijët e tij duke e pritur në aeroportin e Guarulhos (në shtetin e Sao Paulo). I ka lotët në sy, i arrin dhe i përqafon. Kishte frikë se nuk do t’i shihte më. “Nuk i uroj askujt atë që kam kaluar. Jam i lumtur që jam sërish me të dashurit e mi.”

Pushtimi i Ukrainës nga rusët i kishte shtyrë autoritetet të vendosnin ligjin ushtarak dhe të shpallnin gjendjen e mobilizimit të përgjithshëm. Në atë moment Junior Moraes, futbollist i Shakhtar Donetsk ndjeu se zemra i shpërtheu nga frika, për të përshkallëzimi i luftës kishte një kuptim dhe rrezik të veçantë: frika se do t’i duhej të regjistrohej dhe t’i përgjigjej thirrjes për armë. Ai ka dy shtetësi, atë ukrainas dhe brazilian. “Nuk do të kisha ditur as të luftoja, nuk kam lindur për të hyrë në një zonë konflikti lufte – shtoi ai. “E vërteta është se nuk isha i sigurt nëse do të isha larguar apo jo”.

Mendimet e Moraes shkojnë tek ata që qëndruan atje, në atë ferr. I kërkojnë ta tregojë dhe ka një moment dobësie: vendos fytyrën në duar dhe masazhon për një moment tëmthat. Qëndron i heshtur, edhe kjo është shumë e vështirë për t’u shpjeguar. Është sikur ai të rijetonte çdo moment të përvojës së tij në një çast. “Kishte kaq shumë fëmijë të gjithë shumë të frikësuar. Për t’i bërë të ditur familjes sime se jam mirë, kthehesha në një mur, bëja një foto, buzëqeshja dhe thosha: është në rregull. Nuk ndihesha i fortë. Ndonjëherë kur isha nervoz fshihesha në banjë ose mbyllesha në dhomë, lutesha, kërkoja forcë nga zoti, sepse nuk mund ta bëja para askujt”.

Udhëtimi zgjati katër ditë. Katër ditë të gjata e të pafundme të shpenzuara duke u arratisur me autobus nga ato zona për të arritur në kufi dhe më pas për të marrë fluturimin për në Brazil. “Ishin katër ditë shumë të tensionuara – përfundoi Moraes.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport junior moraes shakhtar donetsk ukraine junior moraes shakhtar donetsk ukraine

Sondazh

Poll