Sport

Maradona-Aguero, dinastia vazhdon, djali i Kun bëhet me skuadër të re: Duhet të shkoj…

3 Mars 2022, 19:44 Nga DOSJA
Maradona-Aguero, dinastia vazhdon, djali i Kun bëhet me skuadër

ARGJENTINË- Si gjyshi, si babai, ashtu edhe djali. Dinastia Maradona-Aguero vazhdon. Gjatë një Twitch live, argjentinasi zbuloi se djali i tij Benjamin, nipi i Pibe de Oro ka gjetur tashmë ekipin e tij të parë të futbollit.

“Ai filloi të luante për herë të parë. Dikur argëtohej në lagje, por tani shkoi në Tigre se aty është shoku i tij më i mirë – tha babai për djalin e tij 13 vjeç – duhet të shkoj ta shoh, do të jem kërkues dhe i sinqertë. Nëse i pëlqen futbolli, unë i jap mbështetje maksimale.” Dhjetorin e kaluar Aguero vendosi të braktisë përfundimisht futbollin pas problemeve që iu shfaqën në zemër.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aguero maradona aguero maradona

Sondazh

Poll