Sport

Dinamo, katër humbje e një barazim, Devolli habit me përgjigjen: Kemi ndryshuar për mirë

3 Mars 2022, 19:10 Nga DOSJA
Dinamo, katër humbje e një barazim, Devolli habit me përgjigjen:

SHKODËR– Dinamo humbi 2-1 sfidën e kampionatit kundër Vllaznisë. Një disfatë që i lë durrsakët në krizë rezultatesh, ku renditja në kampionat lë pak shpresa për të mbijetuar në Superiore. Për mikrofonat e “Super Sport”, ka folur trajneri i tyre Bledar Devolli.

“Kemi ndryshuar për mirë, prodhojmë raste dhe nuk shthuremi. Kemi qenë në lojë deri në fund. Për mua janë 13 ndeshje finale dhe jo vetëm ndeshja e Korçës. Të jemi pak më të qetë dhe të dalim nga kjo situata sa më shpejt dhe të mos kemi kokën tek renditja por të shikojmë lart.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bledar devolli dinamo bledar devolli dinamo

Sondazh

Poll