Sport

Shevchenko nuk i mban dot lotët: Kam nënën dhe motrën në Kiev! Putin, ai është një…

3 Mars 2022, 18:57 Nga DOSJA
Shevchenko nuk i mban dot lotët: Kam nënën dhe motrën

UKRAINË– Andriy Shevchenko është rikthyer edhe një herë për të folur për situatën në Ukrainë, duke shpjeguar se nëna dhe motra e tij nuk duan të largohen nga vend pavarësisht lutjeve të tij. Ish-sulmuesi i Milanit dhe Chelseat sulmoi gjithashtu Putinin kokë më kokë, duke i kërkuar popullit rus të protestonte kundër luftës së tij.

“Jam shumë krenar që jam ukrainas – thotë Shevchenko për Sky Sport Uk. Është një kohë shumë e vështirë për vendin tim, për popullin tim, për familjen time. Nëna dhe motra ime janë në Kiev tani dhe gjëra të tmerrshme po ndodhin atje. Njerëz që vdesin, fëmijë që vdesin, raketa të drejtuara në shtëpitë tona. Ne duhet ta ndalojmë këtë luftë”.

Sheva është shumë i shqetësuar: “Përpiqem të flas me ta çdo orë, çdo 20 minuta. Nëna dhe motra ime – si shumica e popullit ukrainas – refuzojnë të largohen, ata qëndrojnë atje duke luftuar për kombin tonë, duke luftuar për lirinë tonë, duke luftuar për shpirtin tonë. Unë jam përpjekur shumë herë t’i nis, por përgjigja është jo, thonë ‘duam të rrimë këtu’. Ky është shpirti ukrainas”.

 

#UkraineRussiaWar#StopWar #peace#Chelsea #Shevchenko pic.twitter.com/uw1NE0KAc9

— Burra (@Burra2244) March 2, 2022

“Ai është një vrasës – tha ish-sulmuesi- Tani objektivi jemi ne që kufizojmë Rusinë. Por pas nesh, cili shtet do të jetë? Ajo që ndodh është çnjerëzore, nuk duhet të ndalemi së foluri për këtë. Ne duhet të ndjejmë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar në çdo kohë. I thashë faleminderit Johnson, kryeministrit britanik dhe ia përsëris Draghit: faleminderit, po na mbështetni. Ne kemi nevojë për ndihmë, ilaçe. Është një nga momentet më të vështira në historinë e Ukrainës, edhe nëse njerëzit janë të bashkuar. Çdo minutë vonesë mund të jetë fatale, koha ecën shpejt”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport putin shevchenko ukraina putin shevchenko ukraina

Sondazh

Poll