Sport

Rusia do të apelojë në CAS vendimin e FIFA-s dhe UEFA-s për përjashtimin e saj

3 Mars 2022, 18:32 Nga DOSJA

RUSI – Federata Ruse e Futbollit nëpërmjet një deklaratë është shprehur, se do të ngrejë një padi kundër dy organeve qeverisëse të futbollit FIFA dhe UEFA, për të kërkuar që ekipet kombëtare ruse, të meshkujve dhe femrave, të lejohen të konkurrojnë, duke përfshirë edhe kualifikuesen për Kupën e Botës të këtij viti në Katar.

Një deklaratë nga RFU, të enjten thuhet: “Federata Ruse e Futbollit do të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë kundër vendimit të marrë nga FIFA dhe UEFA për të hequr ekipet kombëtare ruse nga pjesëmarrja në garat ndërkombëtare.

Si pjesë e një padie të vetme kundër dy organizatave, RFU do të kërkojë rivendosjen e të gjitha ekipeve kombëtare të meshkujve dhe femrave të Rusisë në të gjitha llojet e futbollit në turnetë në të cilat kanë marrë pjesë (përfshirë kualifikuesen për Kupën e Botës në Katar), si dhe kompensim për dëmin, nëse do të instalohet.”

RFU këmbëngul se FIFA dhe UEFA shkelën të drejtat themelore, parimin sportiv dhe lojën e ndershme, teksa u hoqi të drejtën klubeve dhe ekipeve kombëtare ruse për të konkurruar. Ajo kërkon një procedurë e përshpejtuar për rastin e saj, në mënyrë që të lejojë klubet dhe skuadrat ndërkombëtare të konkurrojnë në ndeshjet e ardhshme, të cilat përfshijnë kualifikimet për Kupën e Botës të Katarit këtë muaj.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cas denon skenderbeun federata ruse e futbollit kualifikuesen për kupën e botës rusia akuzohet per sulm kibernetik rusia vendos tanket ne kufirin ukrainas cas denon skenderbeun federata ruse e futbollit kualifikuesen për kupën e botës rusia akuzohet per sulm kibernetik rusia vendos tanket ne kufirin ukrainas

Sondazh

Poll