Sport

Napoli, Rrahmani: “Duam të kujtohemi si heronj”! Mbrojtësi sfidon Milanin për titullin

3 Mars 2022, 19:29 Nga DOSJA
Napoli, Rrahmani: “Duam të kujtohemi si heronj”! Mbrojtësi

ITALI– “Duam të kujtohemi si heronj”: Mbrojtësi i Napolit Amir Rrahmani karikon skuadrën përpara ndeshjes ndaj Milanit që do të luhet ditën e dielë në stadiumin ‘Maradona’.

Rrahmani: “Kemi një ëndërr dhe një objektiv të madh për të arritur”

Si Spalletti, Rrhamani nuk ka dashur të zhbalancohet në lidhje me luftën për titull: “Nuk duam ta përmendim akoma fjalën titull sepse jemi të vetëdijshëm se është akoma herët për të folur për këtë.

Tifozëve u them se edhe ne si ata kemi një ëndërr dhe një objektiv të madh për të arritur. Dhe fakti që kemi një javë në dispozicion për t’u përgatitur mund të jetë një gjë pozitive për ne. Duam të mbahemi mend si heronj, siç ka thënë Spalletti. Do ta provojmë deri në fund”, ka thënë Rrahmani për radion Kiss Kiss Napoli.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport napoli rrahmani napoli rrahmani

Sondazh

Poll