Sport

Koeman tregon largimin e tij nga Barcelona: “Laporta donte të më largonte sa më shpejt”…

3 Mars 2022, 16:31 Nga DOSJA
Koeman tregon largimin e tij nga Barcelona: “Laporta donte të më

HOLANDE – Ronald Koeman (59 vjeç) ka folur në rubrikat e “Algemeen Dagblad”, e përditshme holandeze në Roterdam, duke treguar largimin e tij nga posti i trajnerit të Barcelonës në tetor 2021.

Sipas ish-trajneri i kombëtares holandeze, i cili ishte gjithashtu një mbrojtës i madh i klubit katalanas (1989-1995), largimin e tij nga klubi katalan ia faturon kryesisht Joan Laportas, i zgjedhur president i Barçës, më 8 mars 2021, pra pak më shumë se gjashtë muaj pas emërimit të tij si trajner (19 gusht 2020).

“E kuptova që Laporta donte të më hiqte qafe, sepse nuk isha nominuar prej tij. Laporta më tha një mijë here, se Xavi nuk do të ishte trajneri i tij sepse i mungonte përvoja”.

Por në të vërtetë ndodhi e kundërta: Xavi më në fund e pasoi atë më 5 nëntor 2021 në pankinën e “blaugranëve”, aktualisht i katërti në renditjen e La Ligas. Prandaj edhe Koeman nuk e fsheh hidhërimin: “Nuk do të më shihni në “Camp Nou” për një kohë, nuk jam ende gati. Me këtë president, nuk mund të them se nuk ka ndodhur asgjë.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport holandezi ronald koeman joan laportas nga posti i trajnerit të barcelonës për të shkarkuar trajnerin ronald koeman skuadra e ronald koeman holandezi ronald koeman joan laportas nga posti i trajnerit të barcelonës për të shkarkuar trajnerin ronald koeman skuadra e ronald koeman

Sondazh

Poll