Sport

“Përse mua!” Autogol dhe lot, lojtari i Fiorentinës mallkon veten, Juve fiton në Franchi

2 Mars 2022, 22:05 Nga DOSJA
“Përse mua!” Autogol dhe lot, lojtari i Fiorentinës

ITALI- Juventus fiton ndeshjen e parë të Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës me shifrat 0-1. Autogoli i Venutit në fundin e takimit i dha fitoren bardhezinjëve në një ndeshje që nuk pati shumë shkëlqim për “Zonjën e Vjetër”. Sa i përket takimit, vendasit ishin më kërkues ku Ikone dhe Piatek ishin një rrezik i vazhdueshëm.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, Juventus kërkoi të bënte diçka më tepër dhe rastin e parë e pati me Dusan Vlahovic. Serbi u përpoq të realizonte me një parabël, por portieri i Fiorentinës u tregua i vëmendshëm dhe ndali gjithçka.

 

Më pas ritmi ra ndjeshëm dhe të dyja ekipet u dukën të kënaqura me një barazim. Dhe pikërisht kur mendohej se gjithçka do të mbyllej me një rezultat të bardhë, Venuti shënoi autogol duke i dhënë fitoren Juventusit. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 ndërsa gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Torino.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fiorentina juventus fiorentina juventus

Sondazh

Poll