Sport

Longo, tani mund të largohesh! Partizani ‘bekon’ Kukësin me 5 gola

2 Mars 2022, 17:55 Nga DOSJA
Longo, tani mund të largohesh! Partizani ‘bekon’ Kukësin

TIRANË– Partizani do të shkojë me një motivim ekstra në derbin e kryeqytetit kundër Tiranës pasi mposhti në “Air Albania” Kukësin në një ndeshje spektakolare. Ekipi i Mehmetit fitoi me rezultatin e thellë 5-0, ndërsa ndeshja u dominua kryesisht prej tyre. Goli i parë do të shënohej në minutën e 36′ nga Kallaku duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

 

Goli i dytë do të realizohej në minutën e 40-të nga Skuka. Në pjesën e dytë, Partizani u tregua edhe më shumë i pamëshirshëm ndaj Kukësit. Vetëm 23 sekonda nga starti i pjesës së dytë, Junior çoi sërish topin në rrjetë duke i dhënë edhe golin e sigurisë Partizanit. Partizani u motivua edhe më shumë dhe gjeti sërish rrugën e rrjetës, këtë herë me Gresild Likën, i cili plotësoi edhe pokerin e këtij takimi.

Për të shënuar golin e pestë, mendoi Herald Marku me një supergol nga goditja e dënimit duke e bërë të pavlefshëm reagimin e Tafas. Kështu, Partizani i shton presionin Vllaznisë së vendit të katërt dhe ngjitet në kuotën e 33 pikëve, dy më pak se shkodranët.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kukesi longo partizani kukesi longo partizani

Sondazh

Poll