Sport

FA CUP/ Broja “çekiç” kokës West Ham, gol dhe penallti e fituar; Saints në raundin tjetër

2 Mars 2022, 21:47 Nga DOSJA
FA CUP/ Broja “çekiç” kokës West Ham, gol dhe

ANGLI– Forma fantastike e Armando Brojës nuk mund të konsiderohet më një rastësi. Sulmuesi vazhdon të lërë gjurmë dhe e fundit ishte përballja ndaj West Ham në FA Cup. Broja hyri në fushë në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 46′ dhe disa minuta më vonë shqiptari pësoi një ndërhyrje brenda zone nga kundërshtari i tij.

Arbitri u konsultua me VAR-in dhe vendosi të akordonte penallti. Nga pikë e bardhë Uard-Prous nuk gaboi dhe i dha avantazhin Southempton.

 

Gjithashtu në minutën e 90+5’, Broja shënoi një supergol për të hipotekuar përfundimisht fitoren për ekipin e tij dhe për ta kualifikuar për në raundin tjetër të Kupës FA.Sfida u mbyll me rezultatin 3-1 për vendasit, të cilët do të presin për të parë kundërshtarin e radhës në çerekfinale.

 

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport broja southampton broja southampton

Sondazh

Poll