Sport

Dhuna zbarkon edhe në parket, volejbollistet tmerrohen nga pamjet, shkak bëhet një…

2 Mars 2022, 21:35 Nga DOSJA
Dhuna zbarkon edhe në parket, volejbollistet tmerrohen nga pamjet, shkak

TIRANË– Skenat e dhunës kanë zbritur dhe në parketin e sallës olimpike “Feti Borova”. Pak minuta para fillimit të finales së Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra mes Tiranës e Skënderbeut, salla olimpikenë kryeqytet është bërë skenë për disa akte të dhunshme, ndërsa janë shënuar përplasje mes dhjetëra tifozësh nga grupet “Fanatics” dhe “Ujqërit e Dëborës”.

Në mungesë të forcave të rendit në sallën olimpike “Feti Borova”, tifozët e Tiranës kanë sulmuar sektorin e tifozëve të Skënderbeut duke i marrë edhe banerin kryesor tifozëve korçarë. Për disa minuta salla u kthye në arenë përleshjeje dhe vetëm ndërhyrjet e palëve kanë qetësuar situatën, ndërsa janë dashur rreth 30 minuta për të shënuar startin e finales së Ligës “Gjergj Kastrioti”.

Pamje të shëmtuara, që kanë shokuar edhe lojtaret në parket, sidomos ato të Skënderbeut. Ngjarje vërtetë të shëmtuara që nuk asnjë lidhje me mesazhin që përcjell sporti, ndërsa pritet të ketë edhe analizë nga Federata Shqiptare e Volejbollit për situatën e krijuar.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport skenderbeu tirana volejboll skenderbeu tirana volejboll

Sondazh

Poll