Sport

Abramovic shet Chelsean: “Të ardhurat do të shkojnë për viktimat e luftës në Ukrainë”

2 Mars 2022, 18:46 Nga DOSJA
Abramovic shet Chelsean: “Të ardhurat do të shkojnë

ANGLI– Roman Abramovic u jep fund thashethemeve të qarkulluara në orët e fundit dhe zyrtarizon synimin e tij për të shitur Chelsean. Manjati rus, i cili ishte në shënjestër për miqësinë e tij me presidentin rus Vladimir Putin, lëshoi ​​një deklaratë për shtyp duke njoftuar se do të krijojë një fondacion bamirësie dhe të ardhurat do të shkojnë për të gjitha viktimat e luftës në Ukrainë.

Kjo përfshin sigurimin e fondeve thelbësore për nevojat imediate dhe urgjente të viktimave, si dhe mbështetjen për punën afatgjatë të rimëkëmbjes.”

KOMUNIKATA E ABRAMOVIC

Do të doja të trajtoja spekulimet që kanë qarkulluar në media ditët e fundit në lidhje me pronësinë time të Chelsea. Siç e thashë edhe më parë, vendimet i kam marrë gjithmonë në interes të klubit, prandaj në situatën aktuale kam marrë vendimin për ta shitur klubin, pasi besoj se kjo është në interesin më të mirë.

Shitja e klubit nuk do të përshpejtohet por do të ndjekë një proces të rregullt. Për mua nuk ka të bëjë kurrë me biznes apo para, por pasion të pastër për lojën dhe klubin.Përveç kësaj, kam porositur ekipin tim të krijojë një fondacion bamirësie të cilit do t’i dhurohen të gjitha të ardhurat neto nga shitja.

Ju lutem ta dini se ky ka qenë një vendim tepër i vështirë për t’u marrë dhe më dhemb që të ndahem me klubin në këtë mënyrë. Megjithatë, besoj se kjo është në interesin më të mirë të klubit. Shpresoj që të mund të vizitoj Stamford Bridge për herë të fundit për t’ju përshëndetur të gjithëve personalisht. Ka qenë një privilegj të jem pjesë e Chelsea FC dhe jam krenar për të gjitha arritjet tona. Klubi i futbollit Chelsea dhe tifozët e tij do të jenë gjithmonë në zemrën time.

Faleminderit, Abramovic

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport abramovic chelsea abramovic chelsea

Sondazh

Poll