Sport

‘Mamma mia’! 5 gola Kukësit, Longo e ka me arbitrin; Ishte një turp, prishi ndeshjen

2 Mars 2022, 18:28 Nga DOSJA
‘Mamma mia’! 5 gola Kukësit, Longo e ka me arbitrin; Ishte

TIRANË– Trajneri i Kukësit, Diego Longo, është shfaqur tepër i shqetësuar pas humbjes 5-0 në “Air Albania”, ndaj Partizanit. Sipas teknikut italian, ishte gjyqtari ai që e vendosi këtë duel me vendimet e tij. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, Longo u shpreh.

“Unë zakonisht kurrë nuk flas për arbitrat, por kjo që ndodhi sot ishte një turp! Ishte realisht shumë, kur kalohet çdo limit është shumë. Deri në minutën e 36-të ishte vetëm një ekip në fushë. Në minutën e 36-të u akordua një penallti e paqenë. Në pjesën e dytë na u anulua një gol,të gjitha vendimet e gjyqtarit ishin kundër Kukësit.

 

Mama mia”! Unë nuk dua të bëhem ekspert! Nuk dua të humb as respektin e mediave, as të Partizanit, kam respekt si për mediat dhe për Partizanin. Është gjithçka që shihet, është një turp i qartë, e shikon e gjithë bota, është investimi i presidentit, i joni, dhe ndodhin gjëra të tilla në futboll. Nuk është e mundur kjo.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport diego longo kukesi partizani diego longo kukesi partizani

Sondazh

Poll