Sport

Tirana ‘rebelohet’ me fitoren dhe mesazh Partizanit, Teuta ende nuk ka gjetur busullën

2 Mars 2022, 17:48 Nga DOSJA
Tirana ‘rebelohet’ me fitoren dhe mesazh Partizanit, Teuta ende nuk

ELBASAN– Tirana merr një fitore të rëndësishme në javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Skuadra kryeqytetase fiton me shifrat 0-2 ndaj Teutës në takimin që u zhvillua në ‘Elbasan Arena’.Taulant Seferi ishte heroi i sfidës përsëri për bardheblutë me sulmuesin që shënoi të dy golat.

Sulmuesi do të shënonte fillimisht në minutën e 17′. Megjithatë Teuta nuk u dorëzua dhe u hodh e tëra në sulm për të gjetur golin e barazimit. Rubin Hebaj pati një rast të mirë me kokë në minutën e 37, por topi përfundoi afër portës.

Në pjesën e dytë pati një rast të diskutueshëm në minutën e 57 me Seferin që u pengua në zonë, por arbitri nuk akordoi penallti. Tre minuta më vonë Tirana dha goditjen përfundimtare me Seferin që dribloi shumë bukur brenda zonës dhe shënoi golin e dytë personal.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport teuta tirana teuta tirana

Sondazh

Poll