Sport

U akuzua nga lojtarët e Ukrainës, reagon kapiteni i Rusisë: Nuk doja të flisja, por…

2 Mars 2022, 19:06 Nga DOSJA
U akuzua nga lojtarët e Ukrainës, reagon kapiteni i Rusisë: Nuk

RUSI– I sulmuar ashpër nga mbrojtësi ukrainas i Evertonit, Vitaliy Mykolenko, kapiteni i kombëtares të Rusisë Artem Dzyuba thyen heshtjen dhe i përgjigjet ukrainasit: “Për disa kolegë që ulen në pallatet e tyre luksoze në Angli dhe thonë gjëra të neveritshme: kjo nuk mund të na ofendojë, ne kuptojmë gjithçka! Paqe dhe mirësi për të gjithë! Unë jam një patriot i vendit tim. Sporti jashtë politikës!”

Më pas ai shpjegon: “Unë jam kundër diskriminimit në bazë të kombësisë. Jam krenar që jam rus. Dhe nuk e kuptoj pse sportistët tani duhet të paguajnë për të. Deri para pak kohësh nuk kam dashur të flas për temën e ngjarjeve në Ukrainë – nis postimi i tij – nuk kam dashur, jo sepse kam frikë, por sepse nuk jam ekspert i politikës, nuk kam hyrë kurrë në të dhe une nuk kisha ndermend ta beja këtë (ndryshe nga nje numer i madh politologësh dhe virologësh qe jane shfaqur kohët e fundit në internet).Por si gjithë të tjerët kam mendimin tim. Meqënese jam i rrethuar nga kjo temë nga të gjitha anët une do ta shprehë atë.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dzyuba rusia dzyuba rusia

Sondazh

Poll