Sport

Tenistja ukrainase mposht rivalen ruse: Paratë që do të fitoj do të jenë për ushtrinë

2 Mars 2022, 20:35 Nga DOSJA
Tenistja ukrainase mposht rivalen ruse: Paratë që do të fitoj do

MEKSIKË– Elina Svitolina ka mundur kundërshtaren ruse Anastasis Potapova, në turneun Monterrey Open. Tenistja ukrainase arriti të gjente forcën për të luajtur në ndeshjen e raundit fillestar, pavarësisht tmerreve që po përjeton vendi i saj. Ndonëse më parë kishte këmbëngulur se nuk do të luante kundër asnjë kundërshtari rus ose bjellorus derisa ata të përjashtoheshin.

Por Federata Ndërkombëtare e Tenisit dhe turnetë e tenisit për meshkuj dhe femra vendosën që lojtarët nga kombet pushtuese do të lejohen të luajnë, por jo nën flamujt e tyre kombëtarë. Svitolina i bëri të njohura ndjenjat e saj teksa veshi një bluzë të verdhë, maskë dhe pantallona të shkurtra blu, teksa mundi kundërshtaren e saj 2-0, me sete 6-2 e 6-1, për kënaqësinë e spektatorëve të Meksikës.

“Ishte një ndeshje shumë e veçantë për mua. Unë jam shumë e trishtuar për çka po ndodh në vendin tim, por jam i lumtur që po luaj tenis këtu. Isha e fokusuar. Unë isha në një mision për vendin tim”. Tha fillimisht tenistja. “Të gjitha paratë e çmimeve që do të fitoj do të jenë për ushtrinë ukrainase,”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport anastasis potapova elina svitolina ukraina anastasis potapova elina svitolina ukraina

Sondazh

Poll