Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synohet Kievi
1 Mars 2022, 06:45Nga DOSJA
UKRAINË– Lufta është në ditën e saj të gjashtë, por Ukraina vijon të bëjë rezistencë. Nga ana tjetër Rusia kërkon të avancojë, dhe në një sulm të fundit është bombarduar edhe kulla e një transmetuesi televiziv. Nga goditja e minutave të fundit nuk bëhet me dije nëse ka viktima apo të plagosur. Në mëngjes, në një tjetër sulm u synua vrasja e guvernatorit të Kharkiv. Nga sulmi me raketë në godinën e Bashkisë mbeten të pajetë 10 persona, u plagosën 35 të tjerë, mes tyre një fëmijë. Ndërsa Kievi është rrethuar sërish. Një kolonë e madhe me mjete ushtarake të Rusisë, rreth 40 milje e gjatë (afro 65 kilometra) po përparon drejt kryeqytetit, siç edhe tregojnë pamjet satelitore të publikuara së fundmi nga BBC.
Lajmi i dalë nga mediat ruse tha se ushtria ukrainase ishte bllokuar në një nga hyrjet e Kievit, pork jo gjë më vonë u përgënjeshtrua. Ukraina deklaroi se forcat e saj janë në këmbë e se nuk do të pranojnë që të dorëzohen. Edhe qendra rajonale e Khersonit është një nga zonat që është e rrethuar nga trupat ruse. Në Ukrainën jugore përparimi rus është ngadalësuar në ditët e fundit, në krahasim me ditët e para. Zyrtarët ukrainas kanë konfirmuar se të paktën 70 ushtarë janë vrarë vetëm gjatë natës në një sulm të artilerisë ruse. Ndërsa Rusia ka humbur 5710 forca ushtarake. Sipas Ministrisë së Brendshme në Ukrainë janë vrarë në total 352 civilë, mes tyre 14 fëmijë, sipas ministrisë. 1684 persona të tjerë, përfshirë 116 fëmijë, janë plagosur. Komanda e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës do të pajisë vendin me 70 avionë luftarakë MiG-26 dhe Su-25. Avionët do të vendosen në aeroportet polake, nga ku pilotët ukrainas do të kryejnë detyra luftarake. Sipas komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës, Bullgaria do të japë 16 avionë MiG-29 dhe 14 Su-25, Polonia – 28 avionë MiG-29 dhe Sllovakia – 12 avionë MiG-29.
Delegacioni rus dhe ai ukrainas nuk kanë arritur që të bien dakort për paqe apo armëpushim. Një ditë më parë, në rajonin Gomel të Bjellorusisë u takuan të dyja palët dhe pavarësisht se bisedimet zgjatën më shumë se 5 orë, nuk u arrit asnjë lloj marrëveshjeje. Ukraina kërkoi armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e trupave rus. Gjithashtu, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka firmosur dje një kërkesë me anë të së cilës ka kërkuar futjen e vendit që drejton në Bashkimin Evropian me anë të një procedure urgjente.
E gjithë hapësira ajrore evropiane përfshirë dhe shumë vende të tjera jashshtë BE-së kanë ndaluar fluturimet e avionëve rusë. Këtu bën pjesë dhe Shqipëria. Shtetet anëtare po pranojnë refugjatët ukrainas duke anashkaluar procedurën normale të azilit. Ukraina ka ngritur edhe një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë.
UKRAINË- Videoja e një ushtari rus të kapur nga forcat e Ukrainës është bërë virale në rrjetet sociale. Gjatë 6 ditëve në luftë ka pasur shumë ushtarë rusë...
UKRAINË- Videoja e mëposhtme është kapur në Ukrainë në luftën që po bëhet me Rusinë. Në video shihet ushtarët që qëllojnë njëri-tjetrin.Edhe pse është errë...
FRANCË- Revista satirike “Charlie Hebdo” ka portretizuar luftën mes Rusisë dhe Ukrainës por në mënyrën e saj. Në kopertinë ka vendosur një gorrilë me fytyr...
SKOCI- Një grua që proteston kundër pushtimit të Vladimir Putinit i ka vënë zjarrin pasaportës së saj ruse gjatë një vigjiljeje të mbajtur për popullin e Ukrain...
UKRAINË- Ndërsa forcat ruse shtyjnë përpara drejt kryeqytetit ukrainas të Kievit, mediat kanë kryer një intervistë me një ukrainase me emrin Hanna e cila j...
UKRAINË– Kemi hyrë në ditën e gjashtë të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Kievi, kryeqyteti i vendit ende nuk është marrë, por një kolonë e madhe me a...
MOSKË- RT është një rrjet televiziv ndërkombëtar i kontrolluar nga shteti rus i financuar nga buxheti tatimor i qeverisë ruse. Media operon kanale televizi...
UKRAINË- CNN raporton se një tjetër sulm ajror në Kharkiv të Ukrainës ka goditur një kompleks apartamentesh pranë një spitali. Shpërthimi vjen disa orë pas...
Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë po kanë ndikim të madh në ekonominë ruse, tha të martën ministri gjerman i Financave, teksa grupi i shtatë vendeve më të indu...
UASHTINGTON– SHBA mbetet në kontakt të rregullt me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy përmes një telefoni satelitor që SHBA-ja i dha qeverisë ukra...