Bota

Dita e VI e luftës! Çfarë ndodhi sot në Ukrainë, deri ku ka përparuar Rusia

1 Mars 2022, 22:01 Nga DOSJA
Dita e VI e luftës! Çfarë ndodhi sot në Ukrainë, deri

UKRAINË– Kemi hyrë në ditën e gjashtë të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Kievi, kryeqyteti i vendit ende nuk është marrë, por një kolonë e madhe me automjete ushtarake ruse po shkon drejt tij, duke e izoluar. Por çfarë ka ndodhur sot?

Ja përmbledhja ditore:

Pesë persona kanë vdekur pasi Rusia sulmoi një kullë televizive në Kiev, duke goditur objektet e transmetimit aty pranë.

Një kolonë e madhe e automjeteve të blinduara ruse vazhdon të përparojë për në Kiev

Sheshi i Lirisë në qendër të Kharkiv, qyteti i dytë i Ukrainës, është goditur nga një raketë, duke vrarë të paktën 10 civilë

Në vlerësimin e tij të fundit, Pentagoni thotë se trupat ruse nuk kanë marrë Kharkivin apo Mariupolin, por ata kanë pushtuar qytetet e afërta me qendrën

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson akuzon Rusinë për sulme “barbare dhe pa dallim”, duke eliminuar edhe civilët

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synohet Kievi

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll