LIVE UPDATES
Bota

BE do të fusë Ukrainën në rrjetin e saj të energjisë

1 Mars 2022, 07:09 Nga DOSJA
BE do të fusë Ukrainën në rrjetin e saj të

Ministrat e Energjisë të BE-së duan të çlirojnë Ukrainën nga varësia energjetike nga Rusia. Edhe vetë BE-ja dëshiron ta shkëputet sa më shpejt të jetë e mundur nga gazi dhe nafta ruse.

Papritur gjithçka po ndodh shumë shpejt në Bruksel. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës bën të mundura marrjen e disa vendimeve brenda disa orësh, ndërkohë që pa luftë do të nevojiteshin muaj të tërë për miratimin e tyre. “Nuk kemi kohë për procedura burokratike në luftë”,
vuri në dukje shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Ministrat e Energjisë vendosën papritur në një takim të shpejtë emergjence në Bruksel që ta përfshijnë Ukrainën në Rrjetin Evropian të Energjisë Elektrike. Ukraina duhet të shkëputet nga rrjeti i përbashkët me Rusinë dhe Bjellorusinë sa më shpejt të jetë e mundur. Përpjekjet e para teknike për ta bërë këtë kishin nisur qysh përpara sulmit rus. Tani do të ketë një kyçje emergjente me disa hapa. Nga këndvështrimi i Komisioneres së BE-së për energjinë, Kadri Simson, nuk ka zgjidhje tjetër.

Furnizimi i BE-së duhet të mbetet i sigurt

Shoqatat e operatorëve evropianë të rrjeteve dhe autoriteteve mbikëqyrëse në BE tani duhet të shqyrtojnë brenda pak ditëshsesi mund të lidhet rrjeti energjetik evropian me Ukrainën, e cila e përfton pjesën më të madhe të energjisë së saj elektrike nga katër reaktorë bërthamorë. Në fund të fundit, bëhet fjalë për rreth 40 milionë konsumatorë të rinj.

Përveç kësaj, duhet kontrolluar edhe se a depërtojnë dot hakerat në kontrollet e termocentraleve në BE përmes Ukrainës. “Rrjeti energjetik europian duhet të mbetet i sigurt”, ka kërkuar ministri gjerman për Çështjet Ekonomike, Robert Habeck, në Bruksel. “Nëse ushtria ruse sulmon një termocentral në Ukrainë, ne nuk duhet të pësojmë një blackout në Evropë”, tha ministri gjerman. “Duhet të garantohet qëndrueshmëria ndaj sulmeve kibernetike ose ndërprerjeve të energjisë.” Duhet ta mbështesim Ukrainën tani në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të mos shembet plotësisht si rezultat i luftës,” tha Habeck.

Aktualisht, Rusia mund ta kufizojë masivisht furnizimin me energji elektrike në Ukrainë, sepse autoritetet ruse e kontrollojnë, për shembull, tensionin dhe frekuencën në rrjet, i cili daton që nga koha sovjetike.

Varësia nga karburantet fosile

Tani është e qartë për BE-në se edhe ajo dëshiron të bëhet e pavarur nga furnizimet me energjinë ruse, sa më shpejt të jetë e mundur. Bashkimi Evropian aktualisht importon nga Rusia 40 për qind të importeve të gazit, 25 për qind të importeve të naftës dhe 46 për qind të importeve të qymyrit. Varësia ndryshon shumë nga vendi në vend. Finlanda, për shembull, merr 94 për qind të gazit natyror nga Rusia fqinje. Gjermania, vendi më i madh industrial në BE, 50 për qind. Holanda njëmbëdhjetë për qind dhe Irlanda nuk ka fare gaz nga Rusia. Ukraina nuk blen më gaz nga Rusia, megjithëse tubacionet kryesore kalojnë nga territori i saj.

Në terma afatgjatë, më së voni deri në vitin 2050, BE-ja dëshiron të mos djegë më asnjë lëndë djegëse fosile. Rusia si furnizuese atëherë do të jetë e tepërt. Në takimin urgjent, ministrat e Energjisë diskutuan se si mund të përshpejtohet tranzicioni i energjisë.

Ministri gjerman për Çështjet Ekonomike, Robert Habeck, pranon se varësia nga gazi rus ka qenë e gabuar. Prandaj edhe qeveria gjermane kohët e fundit po angazhohet gjithnjë e më shumë për ta zëvendësuar gazin rus me gaz të lëngshëm (LNG). Për këtë duhen ndërtuar sa më shpejt dy terminale shkarkimi në bregdetin gjerman. Komisionerja e BE-së Kadri Simson tha se edhe në rast të një embargoje ruse të gazit dhe naftës në BE, Evropa nuk do të mbetet pa drita ose ngrohje. Ekspertët e Komisionit llogarisin se rezervat ekzistuese të gazit dhe blerjet e LNG nga SHBA, Japonia dhe Lindja e Mesme si dhe gazi nga Afrika e Veriut mjaftojnë për të kaluar fundin e dimrit.

Energjia bërthamore si alternativë?

Disa shtete anëtare, si Franca, mbështeten në energjinë bërthamore si një bazë e qëndrueshme furnizimi. Gjermania vendosi të dilte. Nuk ka kthim prapa, konfirmoi në Bruksel ministri i Ekonomisë Robert Habeck. Habeck megjithatë kishte lënë të hapur mundësinë e zgjatjes së operimit të tre centraleve bërthamore që ende nuk janë mbyllur në Gjermani. Por ai shtoi se Gjermania do të ndërmarrë masa të tjera për t’i bërë ballë varësisë ruse: “diverzifikimin e gazit dhe zgjerimin e kapaciteteve për energjitë e ripërtërishme”, tha politikani i gjelbër.

Termocentrale të reja bërthamore do të ndërtohen ose vihen në përdorim në Hungari, Republikën Çeke dhe Sllovaki, të cilat të gjitha varen nga gazi rus. Hungaria dhe Republika Çeke mbështeten në kompani dhe teknologjinë ruse. Sllovakia e ndërtoi termocentralin e saj bërthamor nga një kompani amerikane.

Kompania operuese franceze e termocentraleve bërthamore nuk e kishte përjashtuar bashkëpunimin me kompaninë operative ruse “Rosatom” para luftës në Ukrainë. Tani kjo mund të jetë një rrugë pa krye. Por termocentralet e reja bërthamore nuk luajnë ndonjë rol të madh në sigurinë afatshkurtër të furnizimit me energji, në rast të një embargoje ruse, sepse ndërtimi i tyre kërkon shumë vite, në mos dekada./DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale