LIVE UPDATES
Bota

Putin vendos në gadishmëri forcën bërthamore,DW: SHBA, Francë dhe Britani 970 armë nukleare

1 Mars 2022, 10:36 Nga DOSJA
Putin vendos në gadishmëri forcën bërthamore,DW: SHBA,

BERLIN – Presidenti rus Putin ka vënë në gatishmëri forcat e tij bërthamore. Zyrtarisht NATO po reagon me kujdes. Megjithatë, parimisht një pjesë e armëve të saj bërthamore janë gjithmonë gati për përdorim.

A është kërcënimi i qartë i presidentit Vladimir Putin me armët e tij bërthamorendërkohë një rikthim në Luftën e Ftohtë? Në një kohë, kur arsenalet kundërshtare bërthamore penguan, që raketat të mos përdoreshin ndonjëherë. Momenti më shpërthyes në këtë skenar frikësues mes Traktatit të Varshavës dhe NATO-s, që zgjati dekada, ishte kriza e Kubës e vitit 1962, të cilën Uashingtoni dhe Moska mundën ta çtensinonin diplomatikisht në minutën e fundit. Në parim në logjikën politike nuk ka ndryshuar asgjë: të dyja palët duhet ta paramendojnë se çmimi i përdorimit të armëve bërthamore është shumë i lartë, sepse pala tjetër do të përgjigjej menjëherë. Një pat i tmerrshëm.

Armët bërthamore të NATO-s të shpërndara në Evropë

Kur Putin në fillim të invazionit të tij në Ukrainë paralajmëroi NATO-n nga një ndërhyrje dhe kërcënoi me pasoja, “siç nuk i keni parë deri tani në histori”, ministri i Jashtëm francez Yves le Drian u përgjigj se ai këtë e kuptonte si një kërcënim me përdorimin e armëve bërthamore dhe shtoi: “Unë besoj se Vladimir Putin duhet të kuptojë se edhe NATO është një aleancë bërthamore”.

Që nga mesi i viteve 1950 SHBA kanë vendosur një numër armësh bërthamore në kuadër të NATO-s në tokën evropiane. Shifrat e sakta mbahen sekret. Vetë aleanca ushtarake deklaroi, se ka rreth 100 koka bërthamore të ruajtura në gjashtë baza ushtarake në pesë vende anëtare: Kleine-Brogel në Belgjikë, bazën Büchel në Gjermani, Aviano dhe Ghedi në Itali, Volkel në Holandë dhe Incirlik në Turqi.

Në bazë të marrëveshjes NATO-Rusi të vitit 1997, NATO deri tani është përmbajtur nga vendosja e armëve bërthamore në vendet e reja anëtare të Evropës Lindore. Por pas invazionit rus në Ukrainë vlefshmëria e kësaj marrëveshjeje vihet në pikëpyetje. Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg reagoi të dielën (27.02) në BBC përsëri me kujdes ndaj kërcënimit të fundit nga Moska: “Kjo tregon seriozitetin e situatës. NATO nuk dëshiron një luftë me Rusinë, ne jemi një aleancë mbrojtëse”.

Megjithatë, armët bërthamore të stacionuara në Evropë në kuadër të NATO-s janë vetëm një pjesë e vogël e arsenalit të përgjithshëm të fuqive bërthamore. Sipas vlerësimeve të fundit Rusia ka mbi 6250 koka shpërthyese bërthamore, SHBA 5500, Franca 290 dhe Britania 225. Pas marrëveshjeve të çarmatimit të viteve 1980, të dyja palët kishin reduktuar në mënyrë drastike sasinë e armëve të tyre bërthamore: në kulmin e luftës së ftohtë SHBA kishin rreth 70.000 dhe Rusia rreth 55.000 koka shpërthyese bërthamore.

Kodi operacional nuklear në kapanonet e nëndheshme

Sipas Shoqatës së Shkencëtarëve Amerikanë (FAS), Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania mbajnë rreth 970 nga armët e tyre bërthamore në gatishmëri. Kjo do të thotë se ato ruhen së bashku me sistemet e goditjes dhe duhet të jenë gati për përdorim për rreth pesëmbëdhjetë minuta. Atyre u qëndrojnë përballë rreth 900 koka bërthamore ruse të gatshme për të goditur.

Në NATO vlen parimi i participimit nuklear, që do të thotë se në parim të gjitha vendet anëtare janë të përfshira në planifikim dhe zbatim. Megjithatë kodi operacional për armët në kapanonet e tyre nëntokësore mbetet në duart e SHBA. Vendimet merren në kuadër të grupit të planifikimit bërthamor të NATO-s, takimet e të cilit i nënshtrohen nivelit më të lartë të fshehtësisë.

NATO kryen çdo vit një stërvitje bërthamore njëjavore të quajtur “Steadfast Noon”. Tetorin e kaluar stërvitjet u zhvilluan në Evropën Jugore dhe sipas të dhënave zyrtare morën pjesë katërmbëdhjetë vende anëtare. Si rregull vendet pritëse nuk përmenden – gjithçka i nënshtrohet fshehtësisë. Dhe në manovra nuk përdoren armë të vërteta bërthamore, por përdorimi i tyre i mundshëm vetëm simulohet.

Nuk përjashtohet përdorimi i armëve bërthamore taktike nga Rusia

Përveç armëve të mëdha bërthamore strategjike, të gjitha palët kanë edhe armë bërthamore më të vogla, të ashtuquajturat taktike, me fuqi më të ulët shpërthyese, të cilat mund të ngarkohen në transportues normalë të betejës. Ato nuk do të shkatërronin zona të tëra, por do të kontaminonin me rrezatim bërthamor një rajon të madh, të krahasueshëm me një aksident të madh në një central bërthamor. Disa ekspertë besojnë se presidenti Putin po shqyrton përdorimin e një arme të tillë taktike bërthamore për të futur frikën në NATO dhe për të thyer frontin e saj të ngjeshur kundër Rusisë.

Por se cfarë do të thotë saktësisht Putini me termin “gatishmëri speciale luftarake” të përdorur të dielën është mister edhe për ekspertët. Gazeta britanike “The Guardian” citon lidhur me këtë Pavel Podevig, i cili punon në Gjenevë për projektin kërkimor mbi “armatimin bërthamor rus”. Mund të jetë një “komandë e përkohshme” që do të bënte të mundur një sulm hakmarrës, thotë ai. “Por kjo nuk është përgatitje për një goditje të dorës së parë.”

Podvig nuk e konsideron formulimin si nivelin më të lartë të gatishmërisë, por më tepër si një aksion, që fillimisht duhet të krijojë  gatishmërinë për veprim të zinxhirit komandues: “Por është një shkallë mjaft e lartë.” Rusia ka vendosur tashmë në Bjellorusi një numër sistemesh të avancuara raketash dhe ka pozicionuar flotën e saj detare në Detin e Zi.

Marrë nga DW

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni