Bota

E bllokuar në të gjithë Perëndimin, Meta ‘harron’ RT pa e hequr nga Ballkani dhe Shqipëria

1 Mars 2022, 21:55 Nga DOSJA
E bllokuar në të gjithë Perëndimin, Meta

MOSKË- RT është një rrjet televiziv ndërkombëtar i kontrolluar nga shteti rus i financuar nga buxheti tatimor i qeverisë ruse. Media operon kanale televizive me pagesë ose kanale pa pagesë drejtuar audiencave jashtë Rusisë, si dhe ofron përmbajtje në internet në anglisht, spanjisht, frëngjisht, gjermanisht, arabisht dhe rusisht.

Por me nisjen e luftës me Ukrainës, si pjesë të sanksioneve edhe ky burim të dhënash është bllokuar nga aksesi në shumë vende, kryesisht ato të Bashkimit Europian. Por në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ende jo!

Kompania Meta që merret me menaxhimin e Facebook, Whatsapp dhe Instagram, ka bllokuar aksesin e këtij rrjeti por duket se ka harruar disa vende që konsiderohen ‘pa prioritet’. Ndërkohë që edhe Google, nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të ndalur transmetimin, duke rrezikuar që qytetarët e këtyre vendeve të rrezikojnë e të bien pre e propagandës ruse. Sipas këtyre të fundit, lufta nuk po ndodh dhe nuk është cënuar jeta e asnjë civili, ndërsa deri më tani numri po shkon afërsisht në 400 viktima. Për të ndaluar transmetimin e kësaj mediaje por edhe të tjerave të ngjashme do të duhet që Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, t’i dërgojë një kërkesë zyrtare.

(K.M/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota akep rt akep rt

Sondazh

Poll