Bota

VIDEO/’Mami, janë vrarë të gjithë’, ushtari rus telefonon të ëmën pasi kapet rob në Ukrainë

1 Mars 2022, 23:40 Nga DOSJA
VIDEO/’Mami, janë vrarë të gjithë’, ushtari rus

UKRAINË- Videoja e një ushtari rus të kapur nga forcat e Ukrainës është bërë virale në rrjetet sociale. Gjatë 6 ditëve në luftë ka pasur shumë ushtarë rusë që janë marrë peng nga ukrainasit por njërit prej tyre i është dhënë mundësia që të telefonojë të ëmën. Në këtë video, një prej ushtarëve të kapur rob telefonon të ëmën dhe i thotë asaj se të tjerët janë vrarë të gjithë, ndërsa shton se komandantët i brakisën në betejë.

“Mami, ata (komandantët rusë) i lënë të vdekurit në fushë. Në njësinë time përfunduan të gjithë të plagosur. Të tjerët janë vranë…”,-thotë rekruti rus teksa komunikon me familjen e tij. Ndërsa ai vetë duket në gjendje të mirë shëndetësore, i palënduar nga plumbat, por nuk dihet nëse do të kthehet në atdhe apo do të dezertojë ushtrinë.

Russian soldier calling his mom after getting captured. ???? #Russia #Ukraine pic.twitter.com/Z48ePLNeBD

— Pieter Updates (@Pieter42942188) March 1, 2022

(K.M/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll