Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Regjimi i Vladimir Putin ka ndaluar mediat ruse që t’i referohen pushtimit të tij në Ukrainë si një “luftë”. Në vend të kësaj, ngjarja duhet të përshkruhet si “një operacion për të çliruar Ukrainën nga neonazistët”.
Agjencia shtetërore e lajmeve RIA ka publikuar një propagandë të turbullt duke argumentuar se Rusia “për herë të dytë në histori do të marrë përsipër barrën e përgjegjësisë për çlirimin e Ukrainës nga nazizmi”. Lexuesve u thuhet se “mbulimi i kryqit nazist me pak korrektor kozmetik dhe pluhur me cilësi të lartë” ishte “metoda kryesore e ndërtimit të shtetësisë ukrainase”. Tani, Rusia po kryen një operacion “denazifikimi” “në interes të të gjithë Evropës, edhe nëse Evropa nuk është në dijeni të kësaj”.
Ia vlen që kjo propagandë të zbërthehet, sepse propaganda luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e diktaturës së Putinit, sidomos në kohë krize. Dhe, pa diktaturën e Putinit, sigurisht që nuk do të kishte luftë në Ukrainë. Sa më shumë që fushata ushtarake e Rusisë nuk arrin qëllimet që ajo kishte shpresuar, aq më shumë ai do të mbështetet në propagandë.
Gjatë viteve, Putini i ka thënë popullit rus shumë gjëra kontradiktore për Rusinë dhe Ukrainën. Gjatë dy mandateve të tij të para si president (2000-2008), ai kishte ambicie për të modernizuar Rusinë dhe për të thelluar lidhjet e saj me Perëndimin. Por, pasi e provoi pushtetin, ai filloi të mendonte kryesisht se si ta mbante atë. Modernizimi i la vendin brutalitetit policor-shtetëror dhe tani, duke menduar për vendin e tij në histori, ai ka arritur në përfundimin se pa Ukrainën, Rusia nuk mund të jetë një fuqi botërore. Megjithatë, kur ai mori detyrën, Ukraina ishte ende pro-ruse dhe Kremlini kishte ende ndikim të rëndësishëm mbi të. Ishte aneksimi i tij i Krimesë dhe kapja e 7% të territorit të Ukrainës në vitin 2014 që humbi zemrat dhe mendjet e Ukrainës.
Mes dështimit për të modernizuar Rusinë dhe largimin e Ukrainës, Putini ka kryer gabime të shumta që brezat e ardhshëm të rusëve nuk do t’i falin. Kujtojmë se në ditët e para, vetë Putini mendoi ta sillte Rusinë në Bashkimin Evropian dhe madje edhe në NATO. Mohimi i sovranitetit të Ukrainës nuk ishte në mendjen e tij. Kur u pyet në maj 2002 në lidhje me deklaratën e vullnetit të Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n, ai u përgjigj:
“Sa i përket zgjerimit të NATO-s, ju e dini qëndrimin tonë për këtë çështje. Nuk ndryshon, por kjo nuk do të thotë se Ukraina duhet të mbetet në margjina të proceseve që synojnë forcimin e paqes dhe sigurisë në Evropë dhe në tokë në përgjithësi. Ukraina është një shtet sovran dhe ka të drejtë të zgjedhë në mënyrë të pavarur rrugën për të garantuar sigurinë e saj.”
Por kur ukrainasit dolën në rrugë në Revolucionin Portokalli të vitit 2004 për të protestuar kundër korrupsionit dhe mashtrimit zgjedhor, Putini u frikësua. Po sikur rusët të vendosin ndonjëherë të bëjnë të njëjtën gjë? Në vitin 2008, Putin kishte marrë një qëndrim të ri. Duke folur në një takim të Këshillit NATO-Rusi në Bukuresht, ai ofroi një vrojtim të hershëm të arsyetimit që e ka çuar atë tani të zhvillojë një luftë agresive kundër Ukrainës. Nëse qeveritë perëndimore do ta kishin marrë seriozisht, nuk do t’i kishin kaluar tre muajt e fundit duke hamendësuar qëllimet e tij dhe ndoshta do ta kishin furnizuar Ukrainën me më shumë armë dhe para. Putini i bëri të qarta qëllimet e tij:
“Në jug të Ukrainës, plotësisht, ka vetëm rusë. Kush mund të na thotë se ne nuk kemi interesa atje? … Në Ukrainë në përgjithësi, një e treta e popullsisë janë rusë etnikë. Nga 45 milionë, sipas regjistrimit zyrtar të popullsisë, 17 milionë janë rusë. Ka rajone të banuara vetëm nga rusë, të themi, në Krime – 90% janë rusë. Ukraina në formën e saj aktuale mori territor nga Polonia – pas Luftës së Dytë Botërore – nga Çekosllovakia, Rumania. Ajo mori territore të mëdha nga Rusia në lindje dhe jug të vendit. Është një krijim shtetëror i komplikuar. Dhe nëse kësaj i shton problemin e NATO-s, probleme të tjera, ato mund ta vendosin vetë shtetin në rrezik për ekzisencën e tij.”
Dy pretendimet e regjistrimit të popullsisë ishin të pavërteta: 17 milionë është thjesht numri i ukrainasve që deklaruan rusishten si gjuhën e tyre të parë; dhe rusët etnikë përbënin jo më shumë se 60% të popullsisë së Krimesë në atë kohë. Por çështja është se Putini sinjalizoi 14 vjet më parë se ai do të përdorte pretendimet historike revizioniste për pakicat ruse jashtë kufijve të Rusisë si një pretekst për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera. Duke vepruar kështu, ai po ndiqte gjurmët e Adolf Hitlerit, i cili, gjashtë muaj përpara se të pushtonte Poloninë, përdori popullsitë e pakicës gjermane përtej kufirit si pretekst për të shkatërruar Çekosllovakinë demokratike.
Për më tepër, ashtu si Gjermania naziste, Putini, duke i bërë jehonë nacionalistëve gjermanë në vitet 1920 dhe 1930, nuk mund ta pranojë dot faktin që Bashkimi Sovjetik u shpërbë pa humbur ndaj Perëndimit në fushën e betejës. I vetmi shpjegim tjetër është se ai duhet të jetë tradhtuar nga elitat, të cilat e shkatërruan kombin e madh nga brenda.
Në dukje i pavëmendshëm ndaj këtyre paraleleve historike, Putini sheh nazistë kudo, përveçse në vendin e tij. Megjithatë, është ai që kërkon në mënyrë rutinore ndihmën e neo-nazistëve si Dmitry Utkin, një mercenar i Grupit Ëagner, një ushtri private e financuar nga oligarkët pro-Kremlinit, që mban tatuazhe Waffen-SS në klavikulën dhe gjoksin e tij.
Ashtu si me Gjermaninë naziste, provokimet e Kremlinit duken jashtëzakonisht të paafta. Rusia po shkel në mënyrë të dukshme dhe brutale të drejtën ndërkombëtare në një përpjekje për të poshtëruar Ukrainën dhe për të frikësuar një Perëndim të shpërbërë. Kjo është arsyeja pse propaganda e Kremlinit ka shkuar deri në atë pikë sa të njollosë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky si narkoman dhe neo-nazist, edhe pse ai është një hebre, gjyshi i të cilit luftoi nazistët në Luftën e Dytë Botërore dhe që humbi shumë të afërm të tjerë në Holokaust.
Deri vonë, propaganda ruse ka funksionuar jo vetëm në Rusi, por edhe në Perëndim. Përtej republikanëve të SHBA-ve që kanë mbajtur hapur anën e Putinit, shumë gjermanë kanë dështuar prej kohësh të kuptojnë se viktimat sovjetike të nazizmit nuk ishin të gjitha ruse. Në fakt, nazizmi mori më shumë viktima ukrainase dhe një ushtar ukrainas ishte i pari që hapi portat e Aushvicit.
Çfarëdo që të ndodhë në Ukrainë, Moska tashmë e ka humbur luftën për zemrat dhe mendjet. Periudha e durimit të mallkuar ndaj Rusisë po përfundon. Në mbarë botën, populli ukrainas dhe udhëheqësit e tij tani konsiderohen si heronj. Dhe ndërsa shumë trupa të pajetë mbërrijnë në Rusi ose digjen në krematoriume të lëvizshme, edhe mbështetësit më të afërt të Putinit mund të dyshojnë në lidershipin e tij.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate. BIRN
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
MOSKË– Zyrtarët rusë kanë kërcënuar se do të bllokojnë Wikipedia-n pas publikimit të një artikulli rreth pushtimit rus të Ukrainës. “Roskomnadz...
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar ndaj përpjekjeve në Evropë për të ndaluar mediat ruse RT dhe Sputnik nga platforma të ndryshme....
KIEV- Duke folur më herët me gazetarët nga Reuters dhe CNN, presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy reflektoi mbi imazhin që ka dalë prej tij gjatë ditëve të fu...
BRUKSEL– Agjencia federale belge për kontrollin bërthamor u kërkon njerëzve që të mos marrin më pilula jodi që bllokojnë rrezatimin pa u këshilluar nga mj...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe presidenti polak Duda mohuan deklaratën e komandës së Forcave të Armatosura të Ukrainës: Nuk do të ketë l...
RUSI- Sanksionet kundër Putinit po funksionojnë. Bild shkruan se kompania operuese e Nord Stream 2 ka falimentuar pas prishjes së kontratës nga të gjitha vendet...
ODESA– Rusët kanë bombarduar fshatrat shqiptarë që janë në zonën përreth Odesës në Ukrainë. Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, shihen në rrug...
KIEV– Një udhëtim në qendër të Kievit nuk lë vend për dyshime; qyteti po përgatitet për një sulm të fortë nga Rusia. Reshtat e paneleve të betonit të rreg...
UKRAINË– Ora shënonte 18:00 dhe sipas mediave të huaja, progresi i trupave ruse drejt Kievit ka ndaluar. Sipas CNN, forcat ruse po përballen me sfida...
UKRAINË- Ish-ministri i Jashtëm rus Andrei Kozyrev u ka bërë thirrje diplomatëve rusë të japin dorëheqjen në shenjë proteste për luftën në Ukrainë. Me anë ...