LIVE UPDATES
Bota

Rusia, si u zbulua plani i Putinit (gabimisht) në një artikull mbi fitoren në Ukrainë

1 Mars 2022, 21:14 Nga DOSJA
Rusia, si u zbulua plani i Putinit (gabimisht) në një artikull mbi

RUSI- Tani është gjithçka e pasigurt. Në orën tetë të mëngjesit fiks. Dhe ndoshta duhej të zbatohej për të gjithë. Në mëngjesin e 26 shkurtit, në faqen e internetit të gazetës “Ria Novosti”, agjencia shtetërore e shtypit, distilues i zyrtarëve qeveritarë, u publikua një analizë kurioze e shkruar nga një prej komentuesve më ekspertë të gazetës.

“Ukraina është kthyer në Rusi, epokës së diasporës së botës ruse po i vjen fundi”.

Autori ka një emër tjetër, por duket përmbledhja e interpretimeve personale të historisë të bëra nga presidenti rus javët e fundit. Mirë, është një gabim. Ndodh që me nxitim publikohet një artikull që jep në fakt diçka që nuk është ende. Por tani del se edhe në kanalin televiziv “Sputnik” dhe në faqen e tij online dhe në atë të një tjetër medieje qeveritare, në të njëjtën kohë të së njëjtës ditë, ishte shfaqur i njëjti artikull, duke festuar fitoren ruse pas vetëm dy ditësh luftime në Ukrainë.

Dhe për këtë arsye, hipoteza e një komenti triumfal që shpjegon synimet e Kremlinit, për t’u transmetuar në rrjete të unifikuara, merr formë. Në dokument, Evropa dhe Bashkimi Evropian përkufizohen si “mashtruese dhe mosmirënjohëse”, veçanërisht pa memorje, “sepse lindja e tyre u bë e mundur vetëm falë përpjekjeve tona”.

Rusia po rikrijon unitetin e saj historik: tragjedia e vitit 1991, kjo katastrofë e tmerrshme e historisë sonë, më në fund u tejkalua”. Nuk kishte zgjidhje tjetër, sipas kolumnistit entuziast.

“Me vendimin për të mos ia lënë brezave të ardhshëm zgjidhjen e çështjes së Ukrainës, mund të themi pa asnjë ekzagjerim, se Vladimir Putin ka vendosur një përgjegjësi të madhe mbi supet e tij”.

Por për fat, gjithçka shkoi mirë. “Problemi ynë ishte kompleksi i të qenit një komb i ndarë dhe i poshtëruar, i cili filloi kur “Nëna Rusi”, filloi të humbiste pjesë të territorit të saj dhe më pas u detyrua të pajtohej me idenë e ndarjes në dy shtete dhe dy popuj. Tani problemi nuk ekziston më: Ukraina është kthyer në Rusi. Kjo nuk do të thotë se institucionet e saj nuk do të njihen, por ato do të rindërtohen dhe do të kthehen në gjendjen e tyre origjinale, duke qenë pjesë e botës ruse”.

Në këtë skenar të fitores dërrmuese dhe pa frymë, Perëndimi është është shfaqur belbëzues, i aftë vetëm të nënvlerësojë forcën e Putinit. “A mund të besojë vërtet dikush në Paris dhe Berlin se Moska do të hiqte dorë nga Kievi?

Amerika dhe Evropa nuk kishin forcën për ta mbajtur Ukrainën brenda sferës së tyre të ndikimit. Më saktësisht, ata kishin vetëm një strategji: të vendosnin bast për rënien e Rusisë. Por ishte e qartë për gati njëzet vjet, nga fjalimi i Putinit në Mynih në vitin 2007, se presioni nga Perëndimi nuk do të kishte sjellë asnjë rezultat, sepse Rusia ka qenë gjithmonë e gatshme për t’u përballur me to, moralisht dhe në një nivel gjeopolitik.

Por fitorja e madhe e Ukrainës, ku duhet të na çojë saktësisht? Autori ofron përgjigjen e Putinit përmes një pale të tretë. “Për ndërtimin e një rendi të ri botëror, i cili po përshpejton dhe në të njëjtën kohë po godet godinën e globalizimit anglo-sakson. Një botë shumëpolare më në fund po bëhet realitet”.

Rreshtat e fundit të artikullit, janë më të rëndësishmit, sepse zbulojnë vizionin dhe synimet e Putinit. “Ky është një konflikt midis Rusisë dhe Perëndimit, një përgjigje ndaj përparimit të atlantizmit… Rusia jo vetëm që ka nisur një sfidë, por ka treguar se dominimi perëndimor tashmë ka marrë fund. Kina, India, bota islame dhe Afrika, Azia Juglindore, të gjithë e kanë kuptuar falë nesh se epoka e dominimit global nga Perëndimi tani ka përfunduar”.

Artikulli ka pothuajse të gjitha mendimet e Vladimir Putinit. Mungojnë vetëm disa detaje. Por lufta nuk zgjati vetëm dy ditë. Dhe pastaj, një mendim, vetëm një, për popullin ukrainas, do të kishte lënë një përshtypje të mirë. Një foto e Sheshit Maidan të Kievit, u zgjodh për të shoqëruar artikullin. Nëse në dukje nuk jep asgjë tjetër, artikulli zbulon që në fillim se cilat ishin qëllimet e vërteta të Kremlinit.

Marrë nga Gazeta “Si”

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir putin lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll
Bota 1 Mars 2022, 21:03

ANALIZA/ Kush është nazisti?

Regjimi i Vladimir Putin ka ndaluar mediat ruse që t’i referohen pushtimit të tij në Ukrainë si një “luftë”. Në vend të kësaj, ngjarja duhet të përshkruhet si “...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni