Politike

PD: Riemërimi i ‘ushtarit’ të Doshit si kryeinspektor ndërtimi, ka qëllim blerjen e votave

1 Mars 2022, 11:38 Nga DOSJA
PD: Riemërimi i ‘ushtarit’ të Doshit si kryeinspektor

TIRANË– Partia Demokratike ka reguar pas emërimit të Serdar Hoxhës, si kryeinspektor i Veriut në Inspektoratin e Ndërtimit. Deputetja, Orjola Pampuri me anë të një deklarate për mediat, tha se ky emërim ka për qëllim blerjen e votave në zonën e Velipojës gjë që e ka bërë dhe në zgjedhjet e përgjithshme. Papuri tha se Hoxha është ushtar i Tom Doshit, si dhe shtoi se ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale.


DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

Pasi emëroi kandidaten për kryebashkiake ne Shkodër, Tom Doshi rikthen në detyrë edhe Serdar Hoxhën, në postin e kryeinspektorit për Veriun në Inspektoratin e Ndërtimit. Riemërimi i tij në këtë post ka për qëllim blerjen e votave në zonën e Velipojë gjë të cilën ai e bëri dhe në zgjedhjet e përgjithshme. Ushtari i Tom Doshit ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale, por kjo nuk e ka penguar qeverinë ta emërojë atë në një detyrë të rëndësishme. Qëllimi është i qartë. Paratë e krimit dhe të drogës, postet e shtetit t’i përdorin për të blerë vota. Skema tashmë është e qartë, Tom Doshi njeriu që vendos për gjithçka në Shkodër në emër të Edi Ramës, emëron persona të inkriminuar për të përfituar vota. Duke i lënë sërish në dorë Tom Doshit, përzgjedhjen e kandidates për kryetare Bashkie, emërimet në administratë, Edi Rama ka konfirmuar sërish marrëdhënien e tij të ngushtë me personin që SHBA e shpallën non grata për shkak të së kaluarës së tij kriminale, dhunimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen në korrupsion.

Aleanca e tyre nuk është ndalur asnjëherë. Tom Doshi ka përfituar miliona euro nga qeveria e Edi Ramës, për t’i përdorur ato për blerjen e votave ashtu siç bëri në masakrën e zgjedhjeve të 25 Prillit, me të njëjtën skemë po vepron dhe sot së bashku me non gratën tjetër. Emërimi i njerëzve të Tom Doshit në qeverisjen e vendit është një nga treguesit se nën drejtimin e Edi Ramës, interesat e shqiptarëve mbeten të pambrojtura, vota e socialistëve përdoret për pushtetin e Tom Doshit. Shkodranët në 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të TOM DOSHIT apo do të refuzojnë non gratat. Demokratët në 6 mars do të vendosi nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI, mafies siç e quan zonja që sot urren PD. Zgjedhja s’ka qenë kurrë më e qartë: Kandidatët e non gratave apo birin e tyre Xhemal Bushatin! Partinë e non-gratave, apo Partine Demokratike të Shqipërisë! Aleancën me SHBA, apo aleancën e non gratave? Kush zgjedh partinë e re të Metës dhe Berishës, mban Ramën.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike oriola pampuri partia demokratie oriola pampuri partia demokratie

Sondazh

Poll