Politike

Asambleja e OKB miraton rezolutën e propozuar nga SHBA-Shqipëri për Ukrainën

27 Shkurt 2022, 21:30 Nga DOSJA
Asambleja e OKB miraton rezolutën e propozuar nga SHBA-Shqipëri

TIRANË– Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën e propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria për Ukrainën që prej katër ditësh pushtohet nga Rusia. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka,. Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se 11 vende e kanë mbështetur këtë rezolutë dhe se Rusia tashmë është e izoluar.

“Miratim i fuqishëm i rezolutës së propozuar nga Shqipëria & SHBA. Sesioni Special i Emergjencës i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbështet nga 11 anëtarë të OKB-së. Edhe një herë Rusia u izolua. Bota nuk do të heshtë,”- shkruan Xhaçka në postim.

Resounding endorsment of resolution proposed by ?? & ??. Emergency Special Session of #UNGA supported by 11 #UNSC members.
??????????????????????
Once again Russia is isolated as it should be. The world will not be silenced. #WeStandwithUkraine pic.twitter.com/hFpW8OoyPQ

— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) February 27, 2022

Rezoluta e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, mbështetet tek neni që parashikon “veprim nga forcat ajrore, detare ose tokësore” për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Miratimi i kësaj resolute i kërkon Rusisë që të ndërpresë menjëherë përdorimin e forcës kundër Ukrainës dhe të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte forcat e saj ushtarake nga territori i saj e t’i kthejë brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike keshilli i sigurimit ne okb lufta ukraine-rusi olta xhacka keshilli i sigurimit ne okb lufta ukraine-rusi olta xhacka

Sondazh

Poll