Sport

Gjykata e Tiranës: Armand Duka pezullohet detyra e kreut të FSHF

28 Shkurt 2022, 13:25 Nga DOSJA
Gjykata e Tiranës: Armand Duka pezullohet detyra e kreut të FSHF

TIRANË – Gjykata e Tiranës vendosi pezullimin e Armand Dukës nga posti i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Gjyqtari Artan Gjermani miratoi gjithashtu që të pezullohen nga detyra sekretari i FSHF Ilir Shulku dhe sekretari i shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana Ardian Haçi. Të tre personat do të hetohen për veprat penale shpërdorim detyre dhe falsifikim.

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Tiranës:

. Pranimin e kërkesës.

-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ardian Haçi,atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

2. Pranimin e kërkesës

-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ilir Shulku, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

3. Pranimin e kërkesës.

-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Armando Duka, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale”, thuhet në vebndimin e gjykatës.

Ata akuzohen se kanë ndikuar në zgjedhjet e shoqatës rajonale të futbollit Tirana. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj paditi Armand Dukën për korrupsion dhe shpërdorim detyra. Pas padisë për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Futbollit “Tirana”, Gjykata e Tiranës anuloi zgjedhjet për kreun e FSHF, të cilat ishin të planifikuara për tu zhvilluar në 2 mars.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport armand duka asambleja e fshf-se armand duka asambleja e fshf-se

Sondazh

Poll