Sport

Lufta në Ukrainë, klubi rus drejt përjashtimit nga Europa League

28 Shkurt 2022, 12:21 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, klubi rus drejt përjashtimit nga Europa League

RUSI– Lufta në Ukrainë e shkaktuar nga Rusia vazhdon të ketë pasoja edhe në nivel sportiv. Spartak Moska po shkon drejt përjashtimit nga kupat e Europës. Gazeta Bild e parashikon këtë, sipas së cilës UEFA duhet të vendosë ditën e anulimit të ndeshjes së Europa League mes skuadrës moskovite dhe Leipzig-ut, me pasojë kualifikimin në raundin tjetër të skuadrës gjermane.

Ndeshja e parë ishte planifikuar të zhvillohet më 10 mars në Red Bull Arena, ndërsa ende nuk ishte bërë e ditur se ku dhe kur do të luhej ndeshja e kthimit. CEO i Leipzig, Oliver Mantzlaff tha: “Ne vazhdojmë të jemi në kontakt me shoqatat dhe kemi besim të plotë te UEFA dhe vendimin e tyre. Ne supozojmë se ndeshjet do të anulohen.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport europa league rusi spartak moska ukraine europa league rusi spartak moska ukraine

Sondazh

Poll