Sport

UEFA heq Gazprom-in nga Champions League, nga i cili përfitonte 30 milion stërlina në vit

28 Shkurt 2022, 12:58 Nga DOSJA
UEFA heq Gazprom-in nga Champions League, nga i cili përfitonte 30 milion

ZVICER – Nuk do të ketë reklama për gjigantin energjetik shtetëror rus Gazprom gjatë raundit tjetër të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, pasi UEFA synon t’i japë fund marrëdhënies së saj me kompaninë.

Organi qeverisës i futbollit evropian ka një marrëveshje të me një vlerë të madhe me Gazprom, që besohet të jetë me vlerë rreth 30 milionë stërlina në vit, por ata po kërkojnë të ndërpresin lidhjet pasi Rusia pushtoi Ukrainën javën e kaluar.

Në një takim të jashtëzakonshëm të Komitetit të tyre Ekzekutiv të mbajtur të premten, UEFA konfirmoi se finalja e Ligës së Kampionëve për meshkuj më 28 maj do të kalonte nga Gazprom Arena e Shën Petersburgut në Stade de France në Paris.

Ata gjithashtu kanë ngarkuar avokatët e tyre që t’i japin fund marrëdhënies së tyre me Gazprom dhe kuptohet që nuk do të ketë reklama për kompaninë gjatë ndeshjeve të kthimit të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve muajin e ardhshëm.

Klubi gjerman Schalke gjithashtu ka një marrëveshje sponsorizimi me Gazprom, por të hënën ata konfirmuan se kanë lëvizur për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre herët pas pushtimit rus të Ukrainës.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #championsleague gazprom sponsor uefa #championsleague gazprom sponsor uefa

Sondazh

Poll