Sport

Broja, dëgjo legjendën Shearer! Parashikimi i tij : Ky djalë ka një të ardhme të ndritur

28 Shkurt 2022, 11:53 Nga DOSJA
Broja, dëgjo legjendën Shearer! Parashikimi i tij : Ky djalë ka

ANGLI– Armando Broja fiton respektin e një legjende si Alan Shearer. Golashënuesi më i mirë në Premier League është shprehur se e sheh si një lojtar që mund të lulëzojë në elitën e Anglisë. Futbollissti shqiptar ka shënuar 8 gola në 26 paraqitje në të gjitha garat me Southampton. 6 prej tyre kanë ardhur në Premier League.

‘Shenjtorët’ kërkojnë të blejnë kartonin e sulmuesit, ndërsa në lëvizje është vendosur edhe Arsenal. Megjithatë Shearer ka thënë fjalët më të mira për 20-vjeçarin. “Një lojtar që ka sjellë një ndikim të menjëhershëm që kur iu bashkua Southamptonit në formë huazimi nga Chelsea. Më lejoni t’ju them, ky djalë është klinik, ” tha ai, duke folur në kanalin YouTube të Premier League.

“Goli i tij kundër Brentford e bëri atë lojtarin më të ri në historinë e Premier League-s në secilin prej katër ndeshjeve të tij të para si titullar në shtëpi. Si sulmues, gjithçka ka të bëjë me marrjen e rasteve dhe shënimin e golave, kështu që statistikat si kjo më tregojnë se ai mund të lulëzojë në Premier League.

Kundër Brighton ai më bëri veçanërisht përshtypje me ekuilibrin e tij, duke e dribluar mbrojtësin nga me aftësitë e tij, përpara se të dilte me qetësi në portë. Ai është një sulmues i ri me sy për gol dhe ka një të ardhme të ndritur në Premier League”. Ta thotë një legjendë si Alan Shearer është vërtetë diçka e bukur.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport angli broja premier league shearer angli broja premier league shearer

Sondazh

Poll