Sport

Lojtari i West Ham ndihmon financiarisht Forcat e Armatosura të Ukrainës, publikon shifrën

28 Shkurt 2022, 13:06 Nga DOSJA

ANGLI– Sulmuesi ukrainas i West Ham, Andriy Yarmolenko thuhet se ka bërë një donacion të madh prej 75,000 £ për Forcat e Armatosura të vendit të tij pas pushtimit të Rusisë.

Yarmolenko është lojtari i tretë i vendit të tij me më shumë paraqitje të të gjitha kohërave dhe ka vendosur të mbështesë atdheun e tij financiarisht. Lajmi u postua në Twitter nga @ZoryaLondonsk, një llogari që poston lajmet e futbollit ukrainas në anglisht dhe ishte 3 milionë hryvnia ukrainase, ekuivalente me 74,540 £.

Yarmolenko lindi në Rusi nga prindër ukrainas, të cilët më pas u kthyen në atdheun e tij kur ai ishte fëmijë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport andriy yarmolenko ukraine west ham andriy yarmolenko ukraine west ham

Sondazh

Poll