Sport

Liverpool fitoi Carabao Cup, një tifoz merr pjesë në festën e skuadrës dhe ngre trofeun

28 Shkurt 2022, 11:38 Nga DOSJA
Liverpool fitoi Carabao Cup, një tifoz merr pjesë në festën

ANGLI- Liverpool ia doli të fitojë Carabao Cup në finalen ndaj Chelsea-t. Një ditë e paharrueshme për skuadrën angleze, por mbi të gjitha për një tifoz të vogël. Në fakt, fëmija arriti të festonte me lojtarët dhe të ngrinte trofeun. Një ëndërr e vërtetë, e realizuar falë një gjesti dashamirës nga portieri Alisson.

Teksa lojtarët e Liverpool-it ngjiteshin në shkallët e Wembley-t për të marrë trofeun, një tifoz arriti të ndalonte portierin dhe e pyeti brazilianin nëse mund të bënte ëndrrën e tij realitet. Portieri pranoi dhe mori me vete tifozin fatlum.

Fëmija mori pjesë në festën skuadrës dhe përfundimisht arriti të ngrinte trofeun. Pas festimeve, Jurgen Klopp u pyet për të ftuarin e tyre special dhe gjermani në Sky Sports shpjegoi situatën: “Alisson e solli sepse babai i tij bërtiste ‘më lër të prek trofeun’”.

 

A young boy joined the Liverpool squad for their Carabao Cup trophy lift ?

A moment that the little lad will remember forever ❤️ pic.twitter.com/7Hkep0TQp0

— Sky Sports Football (@SkyFootball) February 27, 2022

E duke folur për të rinjtë, trajneri vlerësoi edhe portierin 23-vjeçar Kelleher: “Sa mirë që përfshirja e tij ka dhënë rezultat, ai e meriton. Në futbollin profesionist duhet të ketë vend për ndjenja. Në qendrën stërvitore kemi një mur mbi të cilin qëndrojnë të gjithë portierët që kanë fituar diçka”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea liverpool chelsea liverpool

Sondazh

Poll