Sport

VIDEO/ I gjithë stadiumi i “Da Luz” kundër luftës, ukrainasi shpërthen në lot kur tifozët…

28 Shkurt 2022, 11:26 Nga DOSJA
VIDEO/ I gjithë stadiumi i “Da Luz” kundër luftës,

PORTUGALI – Që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës, javën e kaluar me urdhër të presidentit Vladimir Putin, miliona njerëz në mbarë botën kanë treguar mbështetje për ukrainasit gjatë kësaj kohë tepër të vështirë për ta.

Veçanërisht ka qenë një javë e vështirë për futbollistët ukrainas, që nëpërmjet pamjeve televizive po përballen me ngjarjet tronditëse në vendin e tyre, me familjarët dhe miqtë që jetojnë në frikë.

Në ndeshjen e kampionatit portugez, ku Benfika triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Vitoria Guimaraesh, në kuadër të javës së 24-t të Primeira Ligas, sulmuesi ukrainas i Benfikas, Roman Jaremçuk, u aktivizua në fushën e blertë në minutën e 61-të.

Por në ato çaste të gjithë spektatorët e stadiumit “Da Luz” u ngritën në këmbë, duke e duartrokitur ukrainasin, ku ky i fundit u emocionua dhe shpërtheu në lot për vendin e tij që është në luftë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport benfica lisbonë benfika në portugali roman jaremçuk stadiumit “da luz” benfica lisbonë benfika në portugali roman jaremçuk stadiumit “da luz”

Sondazh

Poll