Sport

Lufta në Ukrainë: Shevchenko me të birin në sheshin e Londrës, apel në rrjetet sociale…

28 Shkurt 2022, 11:46 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë: Shevchenko me të birin në sheshin e

ANGLI – Andrei Shevchenko ishte i pranishëm me djalin e tij këtë të dielë në Londër, në mbështetje për Ukrainën, vendin e tij të lindjes dhe ngjyrat e së cilës ai mbrojti fillimisht si sulmues (48 gola në 111 ndeshje) dhe më vonë si trajner (2016-2021).

Fituesi i “Topit të Artë” të France Football më 2004 postoi imazhin e tyre në llogarinë e tij në Instagram, ku shihen të mbështjellë me flamuj ukrainas dhe duke mbajtur shenja “jo luftës” gjatë protestës së sheshit Trafalgar kundër pushtimit të Ukrainës nga ushtria ruse.

Ky imazh bëri xhiron e botës dhe ishte i pranishëm në rubrikat e gazetave kryesore sportive dhe të përgjithshme të përditshme të hënën në mëngjes.

“Cheva dhe fëmijët e tij dalin në rrugë”, mund të lexohet veçanërisht në faqen e parë të “La Gazzetta dello Sport”, me një “ndale luftën” në lidhje me mesazhin e Andrei Shevchenkos në llogarinë e tij në Twitter.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport andrei shevchenko në konferencën e parë për shtyp si trajneri i ri i “djajve të kuq” samiti i ministrave te jashtem ne londer andrei shevchenko në konferencën e parë për shtyp si trajneri i ri i “djajve të kuq” samiti i ministrave te jashtem ne londer

Sondazh

Poll