Sport

Zvicra ndalon edhe Kombëtaren e femrave të luajë me Rusinë: Asnjë aktvitet nuk do të…

28 Shkurt 2022, 12:46 Nga DOSJA
Zvicra ndalon edhe Kombëtaren e femrave të luajë me Rusinë:

ZVICËR- Zvicra ka zbuluar se përfaqësuesja e tyre e femrave nuk do të luajë në ndeshjen e parë të Europianit këtë verë. Bota e sportit është kthyer kundër Rusisë pas pushtimit javën e kaluar dhe FIFA ka qenë nën presion të intensifikuar për të larguar Rusinë nga play-off-et e Kupës së Botës 2022.

Zvicra tashmë është kualifikuar në Botërorin e Katarit, por po mbështet homologët e saj evropianë duke dashur që Rusia të përjashtohet nga aktiviteti.Federata e futbollit të vendit tha gjithashtu se ata do të refuzojnë të luajnë me Rusinë “deri në njoftimin e mëtejshëm” që do të thotë se ndeshja e femrave që do të luhet më 9 korrik nuk do të zhvillohet.

“SFV dënon sulmin rus ndaj Ukrainës, i cili jo vetëm që shkel hapur ligjin ndërkombëtar, por edhe vlerat universale të futbollit, siç është promovimi i marrëdhënieve miqësore, të propaganduara në Statutet e FIFA-s”, thuhet në një deklaratë të FA të Zvicrës të hënën.

“SFV mbështet qëndrimin e federatave të Polonisë, Suedisë dhe Republikës Çeke, të cilat kërkojnë përjashtimin e kombëtares ruse të meshkujve nga play-off-i për Kupën e Botës FIFA 2022 në Katar.“Në solidaritet me këto shoqata, SFV nuk do të luajë asnjë ndeshje ose miqësore kundër ekipeve kombëtare ruse deri në një njoftim të dytë.

 

ℹ️ ? https://t.co/LhYBcxdbRS pic.twitter.com/2a1Kc9J73W

— Swiss Football Association (@sfv_asf) February 28, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport rusia zvicra rusia zvicra

Sondazh

Poll