Sport

Buffon nuk ndalet kurrë, rinovoi sërish me Parmën: do të luajë deri në moshën 46-vjeçare…

28 Shkurt 2022, 11:03 Nga DOSJA
Buffon nuk ndalet kurrë, rinovoi sërish me Parmën: do të

ITALI – Gigi Buffon nuk dëshiron të ndalojë së luajturi dhe ka rinovuar me Parmën deri në vitin 2024. Kësisoj portieri legjendar do të luajë të paktën deri në moshën 46-vjeçare.  Njoftimi erdhi nga zëri i presidentit amerikan të verdhebluve, Kyle Krause, në një konferencë për shtyp me numrin 1:

“Gigi ka zgjatur kontratën e tij, që i skadon në vitin 2023”. Buffon i lumtur: “Është një ditë e bukur. Ndodhi ajo që unë doja, por edhe presidenti, tifozët dhe shpresoj i gjithë qyteti.”

Synime të rëndësishme të gardianit për të ardhmen: “Nëse nuk do të besoja në atë që po bëjmë, nuk do ta kisha pranuar rinovimin. Kjo është ende një sfidë shumë emocionuese për mua. Ndjej se mund të jap një dorë të madhe.

Nuk ka asgjë më të mirë se të jesh në gjendje të japësh diçka këtu në Parma. Presidenti Krause ka një entuziazëm të madh dhe e ka shumë të qartë se ku dëshiron të shkojë, edhe nëse në këtë fazë të parë ka pasur disa rregullime. Do të ishte turp të tërhiqem”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 43-vjecari xhixhi bufon gigi buffon xhixhi bufon 43-vjecari xhixhi bufon gigi buffon xhixhi bufon

Sondazh

Poll